Kujtojmë sot 81 vjetorin e lindjes aktorin e humorit dhe komentatorin e paharruar Veli Rada (1943-2014)
Lindi në Tiranë, më 23 shkurt
Ai ka titullin “Mjeshter i madh”. Veli Rada ka ndjekur mësimet në shkollën “Skënderbej”. Në korrik të ‘63-it, u gradua me gradën toger. Lidhjet me teatrin i krijoi përmes lëvizjes artistike amatore. Kujtim Spahivogli atëherë pati vënë dy shfaqje me grupin artistik të ushtrisë popullore. Shfaqja e parë ka qenë “Familja e peshkatarit”, ku Veliu ka luajtur rolin e Petritit.
Rada ka ndjekur studimet në klasën e Gëzim Kames..Ka studiuar ne Insitutin e larte te arteve 1972 – 1975, ne degen e aktrimit Me mbarimin e Akademise se Arteve ai u be anetare i Estrades se Tiranes ne v. 1975 ne te cilen punoi rreth 35 vjet, deri me 1997.
Gjate gjithe jetes se tij artistike ka realizua qindra role te ndryshme , madje duke mbuluar edhe rolin e rregjizorit apo as/rregjizor ne shfaqje te ndryshme. Gjate kesaj periudhe realizoi si skenarist humori nje numer te madh skecesh, parodish, intermexo etj ku ja vlen te permendet bashkepunimi me aktorin e madh Vasillaq Vangjeli.
Me të dhënat e vokalit por edhe me plastikën ai do te ishte bere aktor i Teatrit Popullor (sot Teatri Kombëtar) për role karakteresh. Me urdhër të Partisë e derguan në Estradën e Tiranës, atje gjen një kolektiv të mrekullueshëm pavarësisht se “shpirti i tij nuk u fut menjëherë në Estradë”.
Kur u emërua në Estradën e Tiranës gjeti aty Darjo Llukaçin, Tonin Kançin, Melpomeni Çobanin, Skënder Sallakun, Vegim Xhanin dhe Xhemal Myftiun. Ai erdhi me grupin që studioi në Institutin e Lartë të Arteve, me Vasillaq Vangjelin, Kosta Kamberin, Besnik Kasën, Agim Bajkon, Rabie Hykën, Marjana Kondin.
Pak nga pak kjo u kalua dhe ai vend u bë shumë i dashur për Raden dhe artistët, sa pjesën më të madhe të kohës e kalonte aty. Prurjet e reja ndihmuan edhe në aplikimin e një shumëllojshmërie zhanresh.
Kjo trupë artistike bënte 5 premiera në vit, 4 ishin estradë e mirëfilltë, plus komeditë kjo ishte puna në institucion. Ambienti ku do mbruheshin shfaqjet, sipas tij, ishte i duhuri, “regjisorët kërkonin të sillnin një frymë të re, po ashtu pjesa më e madhe e aktorëve e ushqente këtë dëshirë.
U shtrua rruga për të punuar edhe me krijimtari të mirëfilltë. Veli Rada ka permendur disa here punën e dy mjeshtërve të penës, që shkruanin materiale të arta, Skënder Plasarit dhe Tonin Milotit; regjitë e Gjergj Vlashit; pa harruar asnje cast Vason (Vasillaq Vangjeli) mikun e tij, aq shumë i talentuar, “me një vesh absolut dhe zë fantastik, që ishte ndryshe nga të gjithë të tjerët.
I kishte të gjitha, trupin, zërin, veshin, dinte të interpretonte në fizarmonikë, kitarë”. Janë të njohura nga ata që kaluan jetën në Estradë, ngjarjet për kontrollin e rreptë të punës, historitë me drejtuesit pedantë, më pikantet ngelen ato me udhëheqjen…
Shfaqjet ishin shumë dinjitoze, të bësh humor në kushtet e një kontrolli të rreptë ishte e vështirë. Kishte një Komision dhe hiqte pjesën më të bukur, për një batutë mund të shkoje dhe në burg.
Veli Rada ka patur fatin që ka luajtur pranë aktorëve të mëdhenj si Skënder Sallaku, Vasillall Vangjeli, Xhemal Myftiu (Kacja), edhe më të rinjtë, si Mariana Kondi, Rita Ladi, etj. Ka pas fatin të punoj me regjisor të mëdhenj si Pirro Manin, Bujar Kapexhiun, e shumë të tjerë.
Keshtu qe ndoshta ishte me mire per Veliun që u bashkua në Estradën e Tiranës sepse aty gjeti një kolektivë te mrekullueshëm. Mbeti ndoshta nostalgjia për teatrin por Estrada është ajo që “u martua” dhe qe do vazhdoj të jete i martuar deri ne fund.
Ai ka thene : “Nuk kuptoj se si mund të përcaktohet mosha e daljes në pension e artistit. Artisti duhet të dalë atëherë kur nuk ka më forcë fizike dhe mendore” – keshtu do te shprehet vete ai. Do te luaje ne qindra skece dhe mbas `90 ne disa telekomedi. Rolet e karakterit i kishte të parat. Përveç varieteve, në shfaqjen ku interpretoi, kanë lënë gjurmë tek ai: “Tre dhëndurët” e Dionis Bubanit, me regji të Pirro Manit, e realizuar në vitin 1985.
I besuan rolin e nje kapiteni, që i shkolluar në Gjermani, ishte “gjermanizuar… Një shfaqje e mirë ishte edhe ajo “Gazi i Bilbilit”, me regji të Gjergj Vlashit. Të panumërta pastaj shfaqjet e rretheve. Ai ka luajtur edhe ne filmat “Tela per violine” , “Kur hapen dyert e jetes”, tek telekomedia “Mirela” (1982) etj. Do te beje dy profesione jo vetem ate te aktorit te estrades se Tiranes por edhe gazetarit sportiv dhe komentatorit.
Pra përveç estradës, lidhja e tij më e gjatë ka qenë me futbollin. Gjatë mësimeve në shkollën “Skënderbej” ka luajtur me te rinjt e “Partizanit” (1957), në stol dhe në rezervë ku kishte si tranier komentatorin e shquar Ismet Belloven.
Nuk duhet lene në harresë fakti që ka qenë golashënuesi më i mirë i Spartakiadës së Ushtrisë. Me vone futet ne pozicionin e komentatorit. Nuk ka qenë e vështirë për ate pamvarësisht se ka qenë një rrugë e pashkelur.
Radio Tirana kishte zëra të mrekullueshëm si Anton Mazreku, p.sh i cili në transmetim ishte një poet, dhe ku rrugen e tij e vazhdoi me dinjitet Ismet Bellova. Transmetimi i parë i Veli Rades i përket një ndeshje gjysëm finale të kupës së Republikës në Elbasan, Labinoti i Elbasanit me Besën e Kavajës, ku pat shkuar ndeshja me shtesë, edhe me penallti dhe ku fitoi skuadra e Besës.
Në të ka pasur shumë dramacitet dhe emocione, të nesërmen gazetat shkruanin: “ Një zë i bukur i shtohet transmetimit të Radio Tiranës”.Në periudhën 1995-1997 u angazhua me grupin artistik të ushtrisë, që e krijoi vetë. Për dy vite punoi si komentator sportiv në televizion. U rikthye sërish në Estradë deri në vitin 2003.
Më 2009 filloi punë në Qendrën Kulturore Artistike të Ushtrisë, me Zerina Kuken. Edhe pse në pension, nga futbolli nuk është ndarë. 28 shkurt 2013. Presidenti i Republikës, Bujar Nishani i akordoi zotit Veli Rada Urdhrin “Mjeshtër i Madh”. Ne mengjezin e 27 Dhjetorit te viti 2014 pas nje semundje te rende aktori i humorit dhe komentatori i shquar Veli Rada nderron jete.
No Comment! Be the first one.