Trandafilin kur t’a dhash
Kujtova se do t’gëzoj
O në penxhere kur të pash
Të thash se të dashuroj
Pse s’më thu ase ç’far mendon
Po më len në kët vetmi
Zemrën po ma përvëlon
Menja mrrri vetëm ke ti
Të pëlqej at bukuri
Ato syt e tuj të zez
A s’mendon se jam i ri
Gonxhe e bukur në mëngjes.
Për tu theksuar që ky është teksi origjinal i krijuar nga kompozitori Tironas Muharrem Gurra, kënga është kënduar nga shumë këngëtarë, në disa raste teksti është ndryshuar dhe deformuar, por theksojmë që teksti origjinal është ky i botuar në librin “100 KENGE POPULLORE TIRANASE NGA MUHARREM GURRA” me autor Ramazan Gurra 2010
Shkëputur nga libri “100 KENGE POPULLORE TIRANASE NGA MUHARREM GURRA” me autor Ramazan Gurra 2010
Kënga e kënduar nga Merita Halili
No Comment! Be the first one.