Selim Uka prej Zall Bastari! – Tregim satirik nga Gert Brojka
Çeti me Metin kishin lidh gamoret ne hon ene po verdallitshim neper Tirone me ka i karanfil m’vesht. Kur ç’me pa? Qen mledh te kahvja Shabes i garrumull i modh robsh ene qe bo i kallaballik qe s’kishe ku ta hudhshe jo kokrren e molles, po as kokrren e caracit!
Meto çere ka bo vaki mer jahu? Ja ne shkojme i nigjojme i her se ç’po thon! Galiba ka daj naj haber prej hyqymetit qe u ka mledh miletin kshuna!
Javash javash u aviten me nigju se çere po thojshin.
”Una, per shpirt t’Pejgamerit ene mos i gjetsha kalamojt m’shpi kom per t’ju bo zengjina. Kom per t’hap mejtebe, hastone, akshihone, mejhone, berberhone, qerrhone, kinemo!”- bzojte i rob vesh alla fronga spic n’moje tavlines ene t’gjithe shehirlit e nigjoshin gjith dikat.
Ti, ho me pra tina, qe po mvre i shashtis, ti çere do? – pyti Rifin qe qe m’rresht t’pare ene Rifja me t’folmen alla fronga qe e sterhollojte vete ja kthe: – Zhe dezirè tramvaj çe ti bij midis Ti-ones, prej kode’ Sauk de-i m’Paskuçjan!
Maje isharet m’defter i bzo qatibit t’vet! Si e pate emin ju qe dashke tromvaj?
Zhe sju Rif De Ti-ona!
Si folka ky si bretkoce – tha neperdhome. Mire ta bo lala jot tromvajen, si ta dush ti, me 5 vagona kom per ta bo! Ene mos harroni per çdo t’shtune m’darke, kom per ta myt m’aheng Tironen me qofte e raki vuuuuu!
Jasha bertiten robt, jasha Sinoni!
Ridi Lales qe pat hyp ciper tyrbes t’Kapllon Pashes bertiti:
Amon du me qen un kongtar nersa Ceni Gonise u xerru poshte tu u na me dur me Dikun e Kimetes.
Ne at dekik Çeti me Metin aviten me e pa mo mire, kur ç’me pa, ky robi qe Selim Uka prej Zall Bastari rrenacak ene qi po e kerko gjith nohija Dajtit per hajdutlliqe e nashti paska dal m’Tiron me emnin Sinon Shaba ene dashka me u bo i pari beledijes!
Foto ilustruese nga Ymer Bali, Tirone 1920
No Comment! Be the first one.