Xhiro para se të bohej nē bulevardin e Modh, bohej në qênder me rrorullim rr. Mbretnore, rr. Dibrës nga mapo te bufe Peza e në vazhdim nga bar Krimea libri sovjetik foto Sporti e rrugica që hynte te pazari i vjetêr. I binim atij qarku ca herë e kjo ishte gzimi..Po shkruj cfar maj men nga rr.Barikadave rreth 150 m. Kush të munet ta plotsoj.
Nga e majta dyqoni Xingoni,parfumeri Kraja nji zotni qe mo parë ishte pronari me sa di. Tregtote me kulturë. Farmacia e Kryqit tê Kuq, elitë. Nolt zyrat , posht farmacia me farmacistët po ashtu elitë: Bujar Emiri Naz Alibali ,Drita Andoni Telat Sakiqi Jani Grekunetj. Arkëtar Tofik Xhuglini(baba i Nexhmijes). Burr i urtë i mbyll në kasë si bukinisti i Cvajgut.
Teqja Pazari ,ku pêr të pa ziqër fëmijë hypnim në dritoret e saj. Ma posh shpija dy kat njona e Pazarve me derë të modhe qi kur u prish pazari ishte lidhje e rrugês me sheshin. Kam njof agr.Fiqiri Pazarin burrë zotni. Reka dy amëltore. E para afër pazarve e dyta në qoshe kur kthen në rrugën e Dibrës.
Rekasit të pritnin e përcjellnin me buzëgaz. Nga ona tjetêr qindisja Erebara mjeshtër zanotci, restorant peshku ma shumē pa te. Vite hoteli dy kat. Kam hy atje ku banonte pēr pak kohë shoku dhe keyeministri iardhshëm A. Meksi.Nji shpi dy kat e ma poshtë shpija e modhe e Qoralive e terheq nga rruga . U bo Muze i Luftës ku topat ishin në oborr.
Vinte rruga e Bomit e shpija e Turdive me dy dyr.
Para derës modhe ulur rrinte shpesh Mahmud efeni Turdiu.Vinin shpijat me dy kate të Turdive. Poshtē dyqone e cipęr banesa. Të gjitha të sekuestrume. Mas vitit 1990 aty nuk kishte tepru gjo. Kishte fillu nji ndërtim që meti gërmallë shum kohë. Mas tune dyqonet e Kicit, Zaharisë.
Sot nuk ka makar nji shenjë të ksaj pjese të ronsishme të TIronēs , sikur nuk ka banu kush nuk ka pas menimet e dēshirat e tij kujtimet e tij.
Un pērvete kam shumë. Aty ka banu motra ime e pa harrume Meli 1964-1983. nuse te Turdit. Aty ka lind 1965 Mimoza mbesa e dashun qe nuk qëzoi rininë. Edhe ju sa kujtime të tilla do kini.
No Comment! Be the first one.