‘Nuk ju du…’ – nga miku jon i nderum, Haxhi Genti Lika
Në rrugicën ku jom rrit kom pas fatin të njoh njerëz t’mrekullueshëm. Kujtoj me nostalgji nji vajzë fantastike. Mësonte në të njëjtën shkollë me mu, por ishte 6-7 vjet më e modhe. Ishte një nxënse shembullore ne shumë e edukume. I modh e i vogël e donin shum. Ajo ishte bijë komunisti. Sa her që e shihja, më përshneste dhe më përqafonte omël.
Kisha pak kohë që nuk e shihja … në rrugicë. Nji ditë dimri të vitit 1987, mos gaboj, dëgjoj prindërit duke fol për vajzën n’fjalë.
– E kon arrestu, – tha baba me gjysëm zoni.
– Qyqja, – u habit mami. – Ajo ësht goc përsmari.
– N’gjyq ishte shprehur qartë: ‘Nuk ju du’, – shtoi baba.
Kaq nigjova e m’erdhi keq për fqinjen time të dashur. Pas ca kohësh mora vesh se ajo kishte ngrit krye ndaj sistemit, ishte kundër monizmit. Nuk kuptoja shum, isha tepër i vogël. Ajo që m’çudiste dhe për t’cilën pyesja veten ishte: Ç’faj kishte bo fqinja ime e bukur, e mençur dhe gojomël?!
Ene sot e ksaj dite nuk e kom kuptu arsyen se pse ai sistem e kishte kap keq me njerzit e dijes, t’kulturës e të politikës?!
Këtë do e kuptojsha von, shum von, kur të shihja me syt e mi se si intelektualë e njerëz me kapacitet, mes tyne ene shum tironas, ishin n’shënjestër të atij regjimi të egër e vrastar…
Për ta komunizmi ishte shkatërrim për njerëzimin, ashtu siç osht shpreh me t’drejtë i modhi Hafiz Ali Korça.
No Comment! Be the first one.