Hajrie (Baroni) Bimbashi & Qemal Bimbashi, prinderit e bashkeshortit tim.
Qemali, pasi mbaroi shkollen e Fultzit, duke qene se fliste dhe shkruante dy gjuhe te huaja, filloi pune ne Prefekturen e Tiranes, ne sektorin e vizave.
Kjo foto eshte e veres se v. 1944, diten e fejeses se tyre, por gezimi i fejeses zgjati veç pak muaj, sepse menjehere pas largimit te gjermaneve, pra ne Nentor ’44 Qemalin e arrestuan si shume qytetare te tjere te Tiranes me akuza te rreme te fabrikuara me pare dhe e mbajten ne burg per 3 vjet.
Hajria ishte vajza e nje tregtari te njohur, Vath Baronit, i cili nuk pati fat me te mire. Pas “çlirimit” atij iu muar e gjithe pasuria, shtepi e katandi qe i kishte vene me djerse dhe dergohet me pune te detyruar ne tharjen e kenetes se Maliqit.
Pavarsisht ketyre, ata diten te marrin ne dore jeten e tyre, te krijojne familje dhe ta fillojne çdo gje nga e para veç me pune.
Zemer-bardhe, goje-embel, qejf-paprishur, qytetare fisnike derisa mbyllen syte.
I kujtoj gjithnje me dashuri e respekt, si te ishin prindet e mij.
U prehshin ne paqe.! ☘️🙏
Mor nga zonja e nderume, Dr. Shqipe Saraçi
No Comment! Be the first one.