Ne fillim te viteve 40, nji zoj e moshume shkon me ble mish te dyqoni i Demnerve. Ne momentin qe bohet gati me pagu, i zoti i dyqonit i thote se nuk i do Leket. E habitme ajo e pyt pse, dhe ai i thote “nuk ka gjo, e ke nga une”. E habitme largohet duke e falenderu…
Pas pak te dyqoni shkon gjyshi im dhe i thote te zotit te dyqonit se ktu ka ardhe para pak kohesh nji zoj e moshume per te ble mish po ti nuk ja ke marre leket. Pse e pyet ai? Si osht puna? Gjyshi im i thote “ajo asht dadoja e goces sime dhe erdhi me ble se un nuk pata mundesi”.
I zoti i dyqonit buzeqesh dhe i thote se i kishte ardhe keq ngaqe ishte e moshume e nuk donte me ja rendu xhepin. Gjyshi i zgjat leket por ai i rrefuzon duke i thone qe nuk ka rendesi dhe as nuk ka kuptim me pagu. Gjyshi insiston por ai i thote jo dhe te bofte mire!
Kjo histori osht nji copez Tirone e nji kohe kur zemergjeresia ishte stil jetese, pa te cilen ky qytet nuk do mundej kurre te bohej kryeqytet.
Gjithmone ka qene, gjithmone do jete!
Sjellë për faqen Tirona në vitin 2020 nga miku jon i nderum Marin Janco
No Comment! Be the first one.