Titulli Origjinal: Arkiv i jurispudencës shqiptare, unikal në botën Shqiptare, Profesor Skënder Begeja
Nga Bashkim Kadiu
I lindur në Qytetin e Tiranës, nga një familje Intelektualësh më 05.02.1924. Një familje me tradita të hershme patriotike,e njohur per bamirësi e mikpritje. Një fëmi ekspresiv, me një natyrë tërheqëse e inteligjente, gjithnjë në kërkim për të mësuar gjithcka. Një rini shpërthyese në fushën sportive. Ishte i apasionuar pas vrapimeve të shpejta, një sprintjer premtues e më pas shumë rezultativ. Bie shpejt në sy për lojën e bukur të futbollit. I nxitur vite më pas do të luante me skuadrën e futbollit të liceut ku spikat ndër shokë për lojën e tij plot teknik e fantazi. Në liceun e Korcës ishte dhe mbeti një student me përmasa studiuese, sistematik dhe korrektësi e edukatë perfekte. Vitet e luftës e gjetën në Tiranë, inkuadrohet partizan në Brigadën e 3 sulmuese. Si një nga organizatorët e njohur të rinisë së Tiranës, caktohet së bashku me shokun e tij, Shyqyri Bylykun, merren me organizimin e Rinisë pa u ndarë nga jeta sportive e në vecanti atë futbollistike. Një i ri dinjitoz, me personalitet sportiv, ku zë vend nderi në shumë aktivitete. Pozicioni i tij futbollistik ishte ai i sulmuesit të djathtë.
Një sprintjer i shkallës së lartë, një atlet, një vlerë sportive qe la emer. Në shtypin Bullgarë, në këtë vend ku studioj për jurispundencë Skënderi, ku dha dhe shkëlqeu në futboll, i inkuadruar në skuadren e këtij vendi, do të shkruante: Bullgaria nuk e harron Skënder Begen, ai është nderi i futbollit Bullgar”. Një bagazh kujtimesh cilësore, nje vokopolare i vërtetë, një emër: “Finesa e futbollit shqiptar, shutjer e artist i shpërndarjes së topit”. Qemal Vogli do të shprehet për këtë fenomen: Skënderi është personaliteti i plotë njerëzor e sportiv, që me sjelljen dhe veprën e tij të imponon respekt. Ai ka studjuar në Bullgari për Jurisprundencë. Nje student me vlera, potencjal në njohuritë juridike. Universal, themeluesi i Fakultetit Juridik. Profesor në lëndën e kriminalistikës, si dhe pedagog në Akademinë e Policisë. Profesor i njohur në fushën e Shkencave juridike. Autor i shumë teksteve me karakter kriminalistik, me vlera shkencore teorike e praktike. Pasurues i mendimit juridik, babai i Kriminalistikes. Botues i shume monografive, manualeve, artikujve shkencor.
Referues kalibër, me një përvojë që ka një nivel të lartë shkencor. Trajtues ekspert me vlera shkencore te luftes ndaj krimit. Një figurë e shquar që me punën e tij kembëngulese, mbështetur në legjislacionin e ri penal e procedurial, ka evidentuar të rejat e fundit të metodave dhe të mjeteve shkencore kriminalistike që zbatohen sot në vendet e përparuar të botës. I vlerësuar në fushën e juridiksjonit nga shumë ekspert, për vlerat aplikative dhe praktike gjygjësore, arrin majat e njohjes shkencërisht. Vepra të shumta botuese, udhëheqës desertacionesh, diplomash, pjesmarrës në forumet ndërkombëtare të drejtesisë penale si dhe mbrenda vendit e kthyen këtë burrë vlerash universal në një nga njerëzit më të shquar të shkencës juridike. Një bashkëshort ideal me një veshje elegante e plot gusto. Zotëronte disa gjuhë të huaja me gramatikë. Përkthyes e me një talent të rralle njohjeje autorësh të huaj të letersisë botërore. Shok i Dritëroit, Kadaresë etj. Skënder Begeja me gradën e tij shkencore Doktor Profesor i shkencave juridike la emër voluminoz në historinë e drejtesisë Shqiptare. Ndërron jetë pranë gjirit të familjes i rrethuar nga miq e shokë që dhimbjen e kthyen në një kujtim të pashuar.
Ksanthipi Begeja një grua virtuoze
Ajo lindi në gjirokastër me 23.03.1926, nga një familje intelektualesh, me reputacion e njohje, për qëndrimin e tyre përparimtar. Shkollën e mesme e kreu në Tiranë me nota të shkëlqyera. Një vajzë që bie në sy për shkathtësin e saj, inteligjencën dhe pjesëmarrjen aktive në shoqëri. Një vajzë që demostronte edukate të trashëguar nga prindër të njohur sic qe babai i saj Dr. i njohur Agronomi Grigor Vavako. Një grua e hekurt në mbrojtje të së drejtës familjare. Njohja me Skënderin erdhi në vitet e jetës rinore sportive. Ishin vitet më të bukura të këtij cifti ideal. Nje vajzë që rrezatonte shpirtin fisnik të femrës Shqiptare. Në Tetor të vitit 1947 bën celebrimin e martesës dhe gjate muajit te mjaltit cifti i ri u gjend në Sofje të Bullgarisë për studim në fakultetin e drejtësisë. Më 1951 cifti Begeja mbaroi studimet me rezultate të shkelqyera shoqëruar me një motiv pikant për nga sjellja, kultura, dija dhe studimet.
Një çift brilant, shëmbëlltyrë për të gjithë. Juristja e njohur plot vlera njerëzore me një bagazh njohjesh e dijesh të fituara fillon punë sapo kthehet në atdhe gjygjtare pranë Gjykates së Rrethit në Tiranë, më pas të Apelit, në MInistrinë e Drejtësisë, Anëtare e gjykatës së lartë, kryetare e zyrës së ndihmes Juridike duke mbyllur karrierën e saj të artë si një Juriste me vlera shkencore në fushën e Drejtësisë. Profesoreshë, pedagoge Shkencore në lëndën: “ E drejta familjare” pranë fakultetit të Drejtësisë në Universitetin e Tiranës. Eshtë autore e shume teksteve me vlera shkencore Juridike, autore bazë e tekstit „E drejta Familjare” botuar ne vitin 1973, ribotuar shumë herë për nevojat e njohjes së këtij materjali. Ka mbajtur ligjërata në fakultetin e drejtesisë në Kosovë më 1971, në Suedi më 1981. Studimet dhe veprat e saja janë perkthyer ne shume gjuhë të botës. Përfaqesuese e denjë e Shqipërisë në konferenca e simpoziume shkencore, në shkallë botërore si: në Itali, Bullgari, Hollandë e gjetke.
Një personalitet gjigand i femrës shqiptare dhe pse pa femijë një nënë ideale për të gjithë femijët shqiptare. Një jurist i njohur dhe i moshuar në Durrës, në adresë të profesoreshë Ksanthipit do të shprehet me keto fjale: Një ikonë e femrës shqiptare. Më tej shton: Një femër me vlera Universale, e ky jurist është Av. Rifat Aliu.Vlerësime dhe respekte te shumta si: Drejtoresha e shkollës së magjistratures Arjana Fullani, Pr.Doktor Ismet Elezi, Edi Shukriu, akademiku Luan Omari, Pr.Doktor Aleks Luarasi e të tjerë. Ajo ndërroi jetë duke lënë pas një kujtim simbol: Gruaja e dijes dhe e kulturës Shqiptare që hyri në histori me dinjitet.
Publikuar në faqen Tirona në vitin 2016
Te paharuar jane per familjen e tyre. I kujtojme me mall dhe shume dashuri.