I lindur në Tironë, më 25 gusht 1908, qysh në moshë të vogël së bashku me vëllezërit e kushurinjtë Toptanas, dërgohen në Austri për studime, pikërisht në Grac.
Vazhdon dhe mbaron gjimnazin klasic të Gracit, nga 1920 deri më 1928. Më pas vazhdon fakultetin e shkencave politike të Universitetit të Gracit dhe e mbaron duke mbrojtur doktoraten më 1940.
Tema e doctoratës ishte “Mendime (opinione) ekonomiko-ushtarake kontradiktore lidhur me drejtimin e politikës gjermane të tregtisë së jashtme përpara Luftës së Dytë Botërore”.
Është një nga djemte e patriotit shqiptar, Abdi Toptanit, të vrarë nga Italianët dhe Pashos.Mbas mbrojtjes së diplomës qëndron edhe dy vite të tjera në Austri dhe kthehet në Shqipëri më 1942.
Merr pjesë aktive në veprimtarinë e Legalitetit dhe në tetor 1944, emigron jashtë vendit pas Abaz Kupit.
Qëndron në Itali deri në vitin 1947, duke shërbyer në redaksinë e revistës “New Week”. Më pas kalon në Angli, ku shërben 17 vjet rradhazi në seksionin shqiptar të BBC. Del në pension më 1968 dhe vazhdoi të jetonte në Londër.
U nda nga jeta më 28 maj 2002
Faqja Tirona e kujton me nderim.
No Comment! Be the first one.