Më 24 janar 1931, lindi në Tironë Kostaq Xoxa (1931-2020) 💐
Mësues, publicist dhe redaktor, njeriu që na bëri të njohur historinë tragjike të jetës së vet nëpërmjet tregimit “Internimi i kufomës”, botuar si shkrim në vitin 2006. Kostaqi fliste dhe shkruante shumë mirë gjuhët frëngjisht dhe italisht. Ishte redaktor në shumë libra dhe shumë merakli për pastërtinë e gjuhës shqipe, aq sa po të merrte në dorë një libër e mbushte gjithë shënime për gabimet që gjente aty.
Skeda e jetës në Kostaq Xoxës:
1931, 24 janar, u lind në Tiranë.
1938 – 1942, nxënës në shkolla fillore Tiranë.
1942 – 1948, nxënës në liceun e Tiranës.
1949, përjashtuar nga shkolla për arsye politike.
1950 – 1952, ushtar në Gërhot, Gjirokastër.
1952 – 1957, shofer në parkun e kamionëve Tiranë.
1954, mbaron gjimnazin natën.
1957 – 1961, ndjek Universitetin e Tiranës, dega inxhinieri elektrike shndërruar në gjeologjike, pa shkëputje nga puna.
1957 – 1964, mësues i matematikës në gjimnazin “Petro Nini Luarasi” në Tiranë.
1965 – 1986, mësues i matematikës në gjimnazin “Partizani” në Tiranë.
1986, doli në pension.
1991 – 1997, gazetar dhe kryeredaktor (1996 – 1997) në gazetën “Liria”, organ i shoqatës të ish të burgosurve dhe përndjekurve politikë.
1998 – 2016, publicist në gazetën “55”.
2020, 25 gusht, vdes në Tiranë pas një sulmi në zemër.
Fotografia e realizuar prej meje më 1.10.2005. Shënimet që mbante në kafe. Në kompjuter shkruante vetë. As bëhej fjalë se mund të gabonte në të shkruar. Nuk i shpëtonte asgjë. Mosha nuk ndikonte fare.
Informacioni dhe & foto jon morë nga historiani i nderum Kastriot Dervishi, të cilin e falenderojmë.
No Comment! Be the first one.