Më 23 shkurt 2001, u nda nga jeta Profesor, Doktor, Shefqet NDROQI (1912-2001)
Bir i një patrioti të shquar, ka lindur në Tironë më 21. mars 1912. Pas mbarimit të gjimnazit në qytetin e tij, kreu studimet e larta të mjekësisë në Universitetin e Sorbonës (‘1933- 1939), ku mbrojti edhe tezën e doktoratës ”Granulacionet patologjike të neutrofileve’ në tuberkuloz tek njeriu dhe në eksperiment” (1941).
Punoi si intern në spitalin e Fontenblos dhe në spitalin Laenek të Parisit, në të cilët specializohet për sëmundjet e tuberkulozit dhe të mushkërive. Në prill 1939 organizon dhe merr pjesë në lëvizjen antifashiste të studentëve shqiptarë që studionin atje kundër pushtimit fashist të vendit tonë. Gjatë pushtimit gjerman në Francë, atij i besohet shpërngulja me dy autobusë e 45 fëmijëve të sëmurë dhe e 25 grave shtatzëna nga Parisi në Perigë, detyrë të cilën e kreu me sukses.
Edhe pse me të gjitha mundësitë për të qëndruar e punuar atje, ai kthehet në Shqipëri. Në 18 dhjetor 1941 fillon punën si ftiziatër në Spitalin Civil të Tironës, ku organizon Këshillin e Mjekëve të Rinj për ndihmë mjekësore lëvizjes çlirimtare. Në korrik 1943, sipas vendimit të këtij Këshilli, del në mal. Merr pjesë si dëgjues në Mbledhjen e Mukjes dhe, më pas, si mjek me luftëtarët e lirisë në betejat kundër forcave pushtuese.
Në tetor 1944 deri në shkurt 1945 caktohet në Brigadën XVIII, për të cilën punon në spitalin partizan të Peshkopisë. Në këto zona si edhe në Dibrën e Madhe dallohet për diagnostikimin dhe luftën kundër tifos ekzantematike. Pas kësaj kohe, me gradën kapiten i II, është shef i repartit infektiv dhe të tuberkulozit në Spitalin Ushtarak dhe më pas, në shtator 1945, hap repartin e ri për tuberkuloz si dhe një repart tjetër në Voskopojë, institucione në të cilët luftoi shkencërisht kundër tuberkulozit, me gjithë mungesën e kuadrit të plotë mjekësor.
Si shef i repartit të ftiziatrisë në Spitalin Civil (prej marsit 1947), hapi dhe organizoi Dispanserinë Antituberkulare. Me insistimin e tij, në mars 1948, ngrihet edhe Sanatoriumi i ‘l’ironës, institucion në të cilin emërohet drejtor i parë. Në vazhdë të luftës kundër tuberkulozit, më 1950 ai ngre edhe Dispanserinë e Durrësit, duke bërë vetë punën mjekësore dhe organizative dhe duke ndërmarrë edhe konsullat për problemet pulmonare në Spitalin Civil, Ushtarak, në Kirurgji e Pediatri.
Me shtimin e mjekëve dhe të infermierëve, i bie edhe detyra e specializimit të tyre. Ai trajtoi çdo rast me dokumentacionin përkatës sipas metodave bashkohore, me skemat e mjekimit, nga streptomicina, për të cilën ka bërë edhe studime dhe ka gjetur mënyra origjinale të përdorimit saj, të pa përshkruara në literaturën e kohës si dhe me antibacilarë të tjerë. Plotësoi këto institucione me pajiset e ndryshme mjekësore e aparaturat laboratorike që mungonin në atë kohë.
Për arsye të nevojave të domosdoshme e të shumta për ndërhyrje kirurgjikale, Dr. Ndroqi bën edhe detyrën e kirurgut, duke ngritur repartin e kirurgjisë torakale. I liruar nga detyra e drejtorit, më 1953, vazhdon si shef i repartit të ftiziatrisë dhe të kirurgjisë torakale.
Më 1955 është i pari pedagog i lëndës së tuberkulozit që emërohet në fakultetin e mjekësisë të Universitetit të Tironës. Më pas, me këmbënguljen e tij, hapet klinika e parë e tuberkulozit pranë këtij fakulteti, ku drejtoi punën pedagogjike e shkencore. deri sa doli në pension më 1989. Në këtë institucion organizoi për pneumoftiziatrinë procesin mësimor për stu- dentët dhe specializimin për mjekët e rinj.
Në punën kërkimore për tuberkulozin dhe pneumologjinë spikat shpirti i tij observues e këmbëngulës në dobi të të sëmurëve, të cilët i ndoqi deri në zonat më të vështira, si Tropojë (1959), Peshkopi (1961), Mat, Mirditë, Pogradec e Malësi e Tironës (1970), Në këtë veprimtari masive ai ka kryer qindra mijë depistime aktive fluorografike dhe vizita klinike, duke seleksionuar dhe trajtuar rastet e dyshimta, rezultatet e të cilave ndihmuan për organizimin e punës mbi trajtimin dhe profilaksinë e sëmundjeve pulmonare.
Ai, që pas Luftës e deri në vitet e fundit të punës, ka qenë kryekonsulent për tuberkulozin pranë Ministrisë së Shëndetësisë, ka organizuar Këshillin ftiziatrik dhe komisionet mjekoligjore të sanatoriumit dhe ishte kryetar i KEMP-it epror të ftiziatrisë nga krijimi më 1959 e deri më 1990.
Punimet e tij me karakter problemor dhe vlerë teorike e praktike për sëmundjet e mushkërive, të botuara në libra dhe revista, përfshijnë rreth 5000 faqe me 63 botime, përveç shumë të tjerave që kanë mbetur të pabotuara.
Ndër më të rëndësishmet mund të përmenden librat Tuberkulozi”, 1956, 60 fq; “Tuberkulozi”, 1970 (për mjekët), 500 fq, ribotuar më 1974; “Tuberkulozi”, 1978 (për studentët), 124 fq; “Sëmundjet e mush- kërive”, 1988 (me bashkëpunëtorë), 1988, ribotuar më 1995; ”Të mos harrojmë tuberkulozin”, 1989, 91 fq. etj.
Përveç këtyre, të rëndësishëm janë artikujt problemorë si: ”Operacionet e pneumotoraksit ekstrapleural në Sanatorium”; “Mbi kurën kundër tuberkulozit me izoniacid”, 1953 (ndër të parët nga vendet e Lindjes); “Mbi rezultatet e kurimit të meningjitit tuberkular në Sanatorium”; “Konsiderata të përgjithshme rreth studimit të TBC-së në Shqipëri”; ”Të organizojmë më mirë luftën antituberkulare në fshat”; “Mbi mortalitetin nga TBC në Shqipëri”; ”Mjekimi aktual i tuberkulozit pulmonar me kemioantibiotikë (në 600 raste dhe 327 raste të rikontrolluara pas disa vjetësh)”; “Invaliditeti nga tuberkulozi në Shqipëri dhe evolucioni i tij (gjatë 10 vjetëve)”; “Epidemiologjia e bronkitit kronik në vendin tonë (në 3125 raste)”; “lnvaliditeti nga bronkiti kronik (në 20] raste)” si dhe shumë e shumë artikuj e punime të ndryshme shkencore.
Merita më e madhe e Prof. Ndroqit mbetet, pra, organizimi i luftës kundër tuberkulozit, strategjia dhe taktikat e së cilës, duke iu përshtatur kushteve specifike të vendit, nivelit të ulët ekonomik e kulturor, ishin sa shkencore aq edhe origjinale. Rëndësi shumë të madhe ai i dha edhe organizimit të mirë të profilaksisë në dispanseritë, që nga kartoteka, diagnostikimi, kurimi ambulator e vaksinimi dhe deri te depistimet fluorografike.
Duke njohur mirë veçoritë e popullit tonë, ai i vuri theksin mjekimit rigoroz në sanatorium. Kjo taktikë, duke mos dobësuar në asnjë moment hallkat e saj, u organizua hap pas hapi, prej vitit 1945 deri më I990, dhe u bë bazë e sukseseve. Ajo nuk ndiqej as në Lindje as në Perëndim dhe koha e vërtetoi se kishte qenë më e drejta.
Ajo u vlerësua edhe nga specialistë të huaj, italianë e francezë, në Tironë, Tuluzë e Paris, të cilët pohuan se dobësimi i kësaj lufte, ulja e vigjilencës, heqja e dispanserive etj., çuan në shtimin e tuberkulozit në Europë e, sidomos, në Afrikë, duke e bërë përsëri këtë sëmundje rrezik të madh për shëndetin publik.
Rezultatet te ne ishin evidente. Mortaliteti u ul në mënyrë të ndjeshme: nga 145 v..dekje për 100.000 banorë në vitin 1950 në 4 për 100.000 banorë më 1991. Po ashtu u ulën dhe treguesit e tjerë epidemiologjikë, incidenca nga 535 raste të reja për 100.000 banorë (1960) në 17, ”1 raste ( IWI
Në fund të viteve ’80-të dhe në fillim të viteve ’90, si një shkencëtar i shquar i problemit të tuberkulozit, pasi konstatoi dobësitë e prolilaksisë, emigracionin ”patologjik” në kushtet e reja të tranzicionit shoqëror, Prof. Ndroqi ngriti tezën dhe insistoi që ”Të mos harrojmë tuberkulozin” dhe, për këtë propozoi një organizim të ri, duke dhënë edhe rrugët përkatëse. Ai ngriti që në vitet 1990-93 edhe problemin e SIDA-s e të drogës, të prostitucionit e të korrupsionit, si rreziqe që rëndojnë në gjendjen e tuberkulozit.
Së fundi, më 1998, botoi një libër autobiografik, njëkohësisht edhe teknik e profesional, i pari në llojin e tij, me titull “Një jetë për jetën”, me 220 faqe, të cilin e përktheu vetë në frëngjisht në vitin 2000.
Për veprimtarinë e tij të gjerë në fushën e mjekësisë është dekoruar me dy Urdhra Pune, me Urdhrin ”Naim Frashëri” të klasit të parë, me Urdhrin “Flamuri i Kuq i Punës” të klasit të Parë. Ai është nderuar me titujt e lartë “Mësues i Popullit” e “Qytetar Nderi i Tiranës”. I është akorduar medalja “Kalorës i Urdhërit të Palmës Akademike” të Francës, ndërsa nga bashkia e qytetit Fontemblo është propozuar për titullin e lartë të Legjionit të Nderit”. Për mjaft kohë ishte kryetar i Shoqatës “’Tirana”.
Vdiq në të gdhirë të 23 shkurtit 2001 dhe u varros të nesërmen i përcjellë me nderim nga populli i Tironës.
Burimi: Shoqata Tirana.
No Comment! Be the first one.