Më 11 shkurt 1955 lindi në Tironë Luan Metani, “Mjeshtër i Sportit”, KF Tirana.
Faqja Tirona i uron pri zemne ene 100
Luani ose Ili ka lindur, më 11-2-1955, në një familje shumë të njohur sportive tironase. I frymëzuar nga i ati, Meti, futbollist i Tironës dhe i ekipit kombëtar, edhe ai ndoqi futbollin, me mjaft dëshirë dhe përkushtim.
Mbi këto realitete, ai edhe u arsimua në sport. I diplomuar në vitin 1979 “Mësues i edukimit fizik” pranë ILKF “Vojo Kushi”, me këtë profesion ka punuar pa ndërprerje në shkollën e mesme të Yzberishit.
Në vitet 1966-1970, Ili ka luajtur me paratërinjtë dhe me të rinjtë e KS “17 Nëntori”, duke u dalluar si sulmues dhe deri golshënuesi më i mirë i ekipit të tij. Gjatë shkollës së mesme, luajnte me të rinjtë e “Shkëndisë”, me të cilët u shpall tre herë kampion. Vetë ai ka vendosur një rekord, për skuadrën e tij, ka shënuar gjithsej 29 gola. Në moshën më të rritur, por gjithësesi, vetëm 16 vjeçare, u aktivizua edhe me të rriturit e kësaj skuadre.
Me veçoritë e tij, si lojtar lojtar tipik sulmues, me atë shtatlartësi mesatare, i shpejtë dhe i shkathët, me grintë sportive dhe me intuitën e tij për gjetjen e rrjetës, ai bëhet, pjesëtar aktiv i sulmit në skuadrën e të rriturve të KS “17 Nëntorit” ( 1979), përkrah emrave të njohur për atë klub dhe për vetë kombëtaren si, M. Josa, A. Minga, S. Hodja, A. Kola, P. Dibra e të tjerë.
I dalluar përsëri si golshënues, ai është fitues i kampionatit kombëtar për sezonin 1981-1982 dhe i kupave të Republikës për vitet 1983 dhe 1984. Në karrierën e plotë të tij, të ushtruar deri në vitin 1987, pas të cilit u shkëput për arsye traume, ka zhvilluar mbi 300 ndeshje.
Ai ishte pjesëtar edhe në ekipet kombëtare. Me të rinjtë është aktivizuar në nëntë ndeshje ndërkombëtare; ndërsa me U-21, në shtatë prej tyre, ku mund të përmenden ato ndaj grekëve me rezultatin 1-0, jugoslla- vëve me 0-0 e 0-1; bullgarëve me 5-3 etj.. Ka merita edhe në fitimin e kupës FAER PLAY”, të marrë në Greqi (1976).
Që nga viti viti 1989, Luani ka nisur edhe detyrën e trajnerit të futbollit, për të cilën ka kryer disa kualifikime, siç janë: kursi njëvjeçar i trajnerëve pranë ILKF “Vojo Kushi”, kursi me trainerin D.M.Kramer të FIFA-s dhe kursin e Kovercianos. Për këtë profesion, ai mban liçensën B të UEFA-s marrë në vitin 2004.
Fillimin e këtij angazhimi e nisi me grupmoshat e KS Partizani”, e vazhdoi me kombëtaren U-15 (2001-2002), për kampionatin Ballkanik dhe, më pas, me futbollistët e rritur të klubit “Dajti”, ku vazhdon edhe sot. Ai ka punuar edhe në Cërrik, në Laç etj..
Burimi Info: Shoqata Tirana, “Tirana Personalitete” (SPORT), Prof. Shyqyri Rreli & Prof. Ismail Demneri.
No Comment! Be the first one.