Konga e Tironës – Nga Haxhi Genti Lika
Kam qenë 6-7 vjeç. Shtëpitë e komshinjve i kisha si shtëpinë time. Nuk kishte shtëpi që nuk kisha hyrë e nuk kisha ngrënë bukë. Një shtëpi në lagjen time e kisha shumë për zemër. Ishte ndër shtëpitë e pakta dykatëshe në rrugicën time. Një shtëpi që ndryshonte shumë nga të tjerat, e mobiluar dhe e sistemuar për mrekulli. Aty banonte një tifoz i madh i Tironës, Gëzim Tela. Në një rast, teksa isha në shtëpinë e tij dhe po sodisja orenditë e sendet plot vlerë, Gëzimi më thërret dhe më zgjat një mikrofon.
– Më ke thënë se je me Tironën?
– Po, – ia ktheva.
– Knoje iher kongën e skuadrës sonë.
Nuk e di a e këndova bukur, ama e them me bindje se e këndova me shumë dashuri, pa gabuar aspak.
Gëzimi u emocionua shumë. E kishte regjistruar zërin tim në kasetë. Pas pak, e vendosi kasetën dhe e dëgjuam të dy. Ai ishte zëri më i bukur në botë, jo se ishte zëri im, por sepse po këndonte kongën e dashurisë së zemrës.
Unë u rrita aty, në rrugicën që mbart emrin e themeluesit të Tironës, Sulejman Pashë Bargjinit, ngjitur me rrugën e Fortuzit, aty ku rrinin një pjesë e mirë e futbollistëve të Tironës.
Edhe sot, pas katër dekadash, kur e kujtoj atë moment, sytë më mbushen me lot.
O Tiron, Tirona, kupa osht e Jona! 😍
No Comment! Be the first one.