Kino-Teatёr “Savoia” – Nga Spiro Mëhilli
Nё Tiranё kishte rreth dy dekada qё nё sallat ekzistuese tё Kinema-Teatёr “Nacional”, “Gloria” dhe “Rozafat” shfaqeshin pjesё tё ndryshme teatrore nga grupe tё ndryshme amatore nga kryeqyteti dhe rrethet. Me kohё ishte hedhur ideja e krijimit tё njё teatri kombёtar dhe kёrkohej sallё e ngritur posaçёrisht pёr kёtё aktivitet.
Nё kёtё kuadёr, më 6 janar 1939, nё qendёr tё Tiranёs, filloi ndërtimi i njё kompleksi kulturor, nën patronazhin e Naltë të “Zog I”, Mbret i Shqipërisë. Punimet u ndoqёn nga Ministri Punëve të Jashtme të Shqipërisë dhe ministri Italisë në Tiranë. Kryesia, që u krijua pёr kёtё punё, u ndihmua prej një Këshilli Konsultues italo-shqiptar, i përbër nga 24 vetë, t’emëruar nga kryesia. Selia qendrore e kёtij rrethi, shtrihej në një truall prej afro 13000 m2, nga të cilat 7000 m2 të mbuluara nga godina, ndërtesa dhe instalime të ndryshme. Punimet u kryen nga firma milaneze “Pater”. Në vitin 1940 pёrfundoi sё ndёrtuari Kompleksi dhe u quajt: Rrethi Italo-Shqiptar “Skanderbeg” Ai përbëhej nga Kinema-Teatër “Savoia”, vlerësuar sallё e kategorisë së parë, me kapacitet për 800 shikues. Aty u shfaqёn filma, pjesë teatrore, opera, opereta e koncerte.
Ndërtesa kishte një sallon të madh e të bukur, me garderobë dhe në të majtë, tualetin. Në ballë vinte hyrja e mbyllur me perde të trasha, e më pas, salla dhe llozha me tre kate, ku çdo kat përbëhej nga dhoma të vogla, përjashto pjesën qendrore në katin e dytë, që ishte për drejtuesit e shtetit, si dhe skena. Karriget ishin kolltukë të veshur me kadife ngjyrë tulle. Përbri ndërtesës që përshkruam, ndodhej një ndërtesë e dytë, me të njëjtën pamje nga jashtë, e ku kishte salla për pritje, bibliotekë, klub, bufe, salla vallëzimi dhe lojërash. Të dy ndërtesat lidheshin me ndërtesë një katëshe, që shërbente si palestër. Përballë kësaj ndërtese e në mes te dy ndërtesave të para, ndodhej pishina me madhësi 25 me 10 metra dhe me thellësi maksimale 3 metra.
Drejtor i pёrgjithshёm ishte njeriu fisnik Koço Janku. Salla u promovua më 10 mars 1940 me filmin italian “Un aventura di Salvador Rosa”, i ENIC. Aty interpretoi artisti i njohur Gino Cervi. Operator i parё ishte Andrea Mёhilli. Me 10 tetor 1941 Kinema-Teatër “Savoia” u mbyll për restaurim dhe u hap më 2 dhjetor po të ati viti. Fatkeqësisht në shkurt të vitit 1942 ra zjarr dhe ndërtesa pësoi dëme të mëdha. U punua natë e ditë dhe më 13 mars 1943 ajo u hap për artdashësit me kryeveprën italiane “Zinxhirë të padukshëm”, që mbetet një nga kryeveprat e kinematografisë italiane, ku spikati loja e Alida Vallit, pёr tё vazhduar me filmat “La milizia territoriale”, “La gloriosa aventura”, “Oltre l’amore”, “Vendeta”, me aktorin e madh Boris Carloff; “Tre vajzat e shkathta rriten”, “Ura e psherëtimave” etj..
Përsa i përket shfaqjeve teatrore, pёr tё cilёn dhe u ndёrtua, më 28 janar 1940 u dha koncert në piano, nga zonjusha Anna Rosa Taddei. Mё 2 dhjetor 1941, në Stinën Lirike të Vjeshtës, u dha opera “Toska”. Të nesërmen, me 3 dhjetor, u dha opera “Traviata”. Më 12 dhe 13 shtator 1942, grupi filodramatik i Shoqatës Antoniane të Shkodërs shfaqi dramën: “Oso Kuka”, me 5 akte te autorit Zef Arapi. Kështu në shtator-tetor të vitit 1941 në Tiranë erdhi ajo që quhej: “Karro Tespi Lirik”. Më 14 korrik 1943 grupi filodramatik i mikrofonit të radios shfaqi: “Strazivari”, dramë e Galenos, me një akt; “Peshku në det”, komedi salloni nga Saskari, dhe “Osman Opingaxhiu”, komedi lokali nga Viktor Eftimiu. Drejtoria e teatrit për të shmangur konfuzionin dhe për të disiplinuar shikuesit bëri të ditur se: “Për të evituar çrregullimet në sallë, zotërinjtë e biletave janë të lutur të vijnë 15 minuta përpara fillimit të shfaqjes”.
No Comment! Be the first one.