Kanarina e kenges popullore tironase…. Nga Adriatik R. Dosti
…Personalisht i perkas atij brezi qe pati fatin e madh ta shihte per se gjalli ne skene per vite me radhe Mretereshen e muzikes popullore shqiptare e vecmas ate te treves se Shqiperise se Mesme e specifikisht Bilbilin apo Kanarinen e kenges popullore tironase Fitnete Rexhen…
E kam admiruar, duartrokitur e ndjere thelle ne shpirt artin e saj brilant popullor….interpretimin e saj te magjishem e dashurine e saj per kengen, qytetin e saj te lindjes Tiranen e Atdheun e saj Shqiperine te cilet i deshte si rralle kush tjeter …
…Fitnete Rexha …e bija e patriotit dhe atdhetarit te shquar krutan Babe Rexhe Delia u lind ne Tirane ne 8 Qershor 1931..,,dhe ishte vajza e tij e vogel te cilen ai e donte aq fort dhe e quante derisa ishte gjalle ”Syte e Ballit”…
…E teksa sot ne kete 100 vjetor te Tiranes kryeqytet shoh te flitet fare pak e pothuajse aspak per kete Qytetare – Ikone te Tirones sone …e kur kryeqytetin po na i mbushin me buste lloj-llojeshe e ardhur deri edhe nga 7 dite larg prej Tirone e qe s’kane kerkundi asnje lloj lidhje me te e me historine e saj e kokfortesisht po na i vendosin ne mes te kryeqytetit …s’ka se si te mos te me vije ndermend tironsja jone goje e zemer flori…bilbilesha e kanarina e kenges sone popullore Fitnete Rexha
…
E s’ka se si te mos perulem me respekt e mirenjohje perpara gjithe asaj c’ka ajo i fali qytetit e vendit te vet per dekada me radhe…sepse Fitnete Rexha eshte e mbetet nje nder krenarite e rralla te Tirones sone e nje thesar i vyer i art-kultures sone kombetare popullore shqiptare…
Ne kete 100 vjetor te Tirones kryeqytet per harrestaret dashakeq per kryetaret e saj jabanxhi e provinciale , per politikanet tane faqezinj etj etj …dua te kujtoj se permbi gjysem shekulli e mrekullueshmja Fitnete Rexha mbushi plot jete skenat shqiptare nga Konispoli ne Vermosh…e zeri i saj i pa perseritshem na ngrohu e na solli gezim te vecante te gjitheve ne qe jetuam ne Tirane dhe mbureshim me bashkeqytetaren tone model te miren Fitnete Rexha !
Jo me kot …qe per se gjalli artistet tane te medhenj te skenes e te muzikes ..Sulejman Pitarka, Cesk Zadeja , Tish Daia , Ferdinadn Dedja etj e quanin Fitnete Rexhen nje Monument te rralle te kultures kombetare shqiptare …
Ambasadorja e shkelqyer e kenges dhe e veshjes tradicionale te folkut shqiptar …shkruanin per te gazetat me te medha te Turqise gjate nje turneu atje te Ansamblit tone kombetar te kengeve e valleve popullore.,..
Ne skene qe 15 vjece e qe ne 1946… nder te parat kengetare popullore ne Radio Tirana… e derisa mbylli syte ne 16 Gusht te 2003……duke kenduar e interpretuar kenget e Mustafa Budinit e te Muharrem e Ramazan Gurres , Skender Rekes… e te mjaft krijuesve te tjere popullore ..duke i kenduar jetes, natyres, bukurive popullore, qytetit te saj, …dashurise njerezore …
Vite me pas perfaqeson Shqiperine e folklorin e saj brilant ne sa e sa turne nderkombetare e koncerte neper bote qe nga Moska e Dizhoni i Frances ku do te rrembente Gjerdanin e Arte…e deri ne Algjeri e ne vijim ne Turqi…Vjene, Greqi , Kine…e ne 1971 edhe mes motrave e vellezerve te saj te nje gjaku …ne Kosoven qe e deshte aq shume e kish atje edhe idhullin e saj …Nexhmije Pagarushen ikonike…
Dhe serisht…e kulmi i ironise se fatit …Fitnete Rexha …krenaria e Tirones sone ende nuk eshte minimumi as Qytetare Nderi e kryeqytetit tone …nderkohe qe i tille ne vend te saj eshte serbo -boshnjaku Kostunica apo edhe fieraku Luftar Paja te cilet as i lidh e as ka per ti lidhur kurre e asgje me Tironen tone …
Dhe si per ”harrese” edhe te Presidentit tone qe s’ka lene njeri pa dekoruar me lloj – lloj titujsh e urdherash ende Fitnetja jone e mrekullueshme qe ja fali krejt jeten e saj artit te vendit e te popullit te vet ende s’eshte as Mjeshtre e madhe e Punes dhe as Nderi i Kombit teksa i takon perpara sa e sa te tjereve qe i gezojne keta tituj pa bere kerkundi as gjysmen e asaj qe beri Fitnetja per Shqiperine e saj te dashur e vecmas edhe per Tironen e zemres se saj…
Eshte …Fisnikeri e Tirones, Mirenjohje e qytetit, Artiste e Merituar [ nuk e di saktesisht nese eshte edhe Artiste e Popullit]…dhe serisht kerkundi ende s’kemi nje bust a nje shtatore te saj diku ne Kryeqytet …nderkohe qe soji i pa cipe i politikaneve tane capraze me Gramoz Rucin ne krye nxitojne e inagurojne ne mes te Tiranas bustin e Selam Musait te cilin mund ta nderonin e respektonin fare mire atje ku lindi e atje ku luftoi e ra heroikisht ne mbrojtje te vendit te tij c’ka do te ngjiste tamam e do te kish kuptim plotesisht…
Dhe tek kujtoj sot …vite e vite me pare c’ka me thoshte dikur Fitnetja per Pagarushen – Dive te muzikes se lehte e popullore te treves se Kosoves… mendja me shkon tek dy vargjet brilante te njeres prej kengeve me te dashura te saj …ate te 7 Bylbylave…teksa ne tekstin e saj thuhet….Ato Dimnin e bojshin Ver-e …
Dhe vertet ne ato kohe te zymta qe kaluam ne shqiptaret si ne Tirane po ashtu edhe ne Prishtine …mes atyre Dimrave zemerak te diktatures e mes atyre Vererave te nxehta prush qe mbajten mbi supe vellezerit tane kosovare prej represionit te eger serbo-madh…per fatin tone te mire si komb patem edhe nje Fitnete Rexha e nje Nexhmije Pagarusha qe me artin e zerin e tyre puro shqiptar e brilant …na i bene Dimrin -Vere !
E nese eshte turp qe deri me sot as vete Tirana …dhe fjalen e kam per ate qe ndenji plot 12 vjet ne krye te Bashkise se saj …Edi Ramen …por edhe per kete te sotmin qe eshte ende ne krye te saj sharlatanin Veliaj …nuk kane ditur nga injoranca por edhe nga keqdashesia se si ta nderojne, vleresojne e respektojne Qytetaren e Artisten brilante te Tirones sone …Fitnete Rexhen te pakten ne kete 100 vjetor te Tiranes – Kryeqytet le te mblidhet Keshilli Bashkiak i saj e ti jape asaj titullin e merituar e te munguar te Qytetares se Nderit…
Sepse eshte kollaj te mblidheni naten e si cubat e errresires kur ”ju a do puna” e kur ju komandojne e urdherojne nga lart …fjala vjen per te prishur deri edhe njeren nga krenarite tona kombetare te art-kultures kombetare shqiptare sic ishte Teatri Popullor …ndaj mblidhuni per te nderuar e respektuar e jo per
te prishur e shkaterruar ok…
Nje bust a nje shtatore e Fitnete Rexhes a nje objekt kulturor me emrin e saj…ne Tirane…si dhe Titulli Qytetare Nderi e Tirones sone por edhe Nderi i Kombit … do ti benin nder jo thjesht Fitnetes si person e si artiste por se pari do te nderonin e respektonin vete artin e kulturen tone kombetare sikurse vecmas folklorin e kengen aq te dashur popullore shqiptare …
Bejeni e nderojeni Fitnete Rexhen ashtu sikurse i takon… sa nuk eshte teper vone ….sepse Thesaret e Kombit nuk kane thjesht nevoje per medalje e buste por per Perjetesi !
A.R.DOSTI
No Comment! Be the first one.