Duke ju uru i dit djele sa mo te kondshme dhe shplodhese, po ju percjellim nje tregim satirik nga rubrika “Moja Kalemit: hikajet e kalorsit t’Tirones”. Nga i perhershmi Gert Brojka
Kaçaku i ferres!
– Faje puna mare, ca je tu bo?
– Kaqola per llastiqe, kom per t’ja da kaptinen hajdutve se nuk me lon as i hurmet n’pem! Mir qe hypin ene morin hurmet, por me shakllmun avlline ene qegllat e qenefit! Bile bile po na bojne me zemer. Dul Sula, çuni vogel mrom me shku m’hale ene veç kur ja jep i te bertitme. Tate paskon ardh xhint ene mener spirre krejt, u la m’mut! Dal e fugoj kur çere t’shof, dy kadoshat e Times ciper hurmit ene ja bojshin ktij palloshit tem, ‘uuuuu jom dexhali, yyyyy kena ardhe me t’mor te vorri Bomit’. Una sa i pash i gjujta ene kacafiu u hudhen prej murit tu qesh! Nashtina po boj ca kaqola se Vallahi me i pamo n’hurmet, kom per t’ja pellcit kaptinen ene ket gjo ja thash ne Rremes!
Duke bo muhabet Faja me Liun, nigjojne i zhurme qe vje prej ferrave.
– Faje e nigjove ne tina mre? Mos osht naj boll, po hec mo knej!
– Jo mer mo ne tina!
– Sssht pusho i her?
I zo femne u nigju: Sandro, Sandro, ku je?
“Shife shife, qeka Kimetja, goca Xhevrijes, paska kap i italjon rruspija ene qeka fut m’ferra. Po si thash Diut ta zgerdhij m’dajak! -ja bo Liu me zo t’ulet!”
– Ka e di tina qe o Kimetja Diut – ja pret Faja – mos i bi kot m’qaf po nalo i her te nigjojme çere do thojne!
Te dy tinez rrijne pa bo zhurme tu pergju!
– Dove sei mi? – ja pret taljoni!
– Ja mre ktuna. Sono qui!
– Ah finalmente, mo n’fun nje ku qeke!
– Pse u qelle kaq shume sot ti me?
– Nuk m’dho leje il kapterrio ene shkova me mor i kuçkullato grande per ty!
– Ej valla, graxje Sandro! – ja pret ajo ene nigjohet i çape e modhe tek çakollata! Il varakun do ta ruj se lujne kalamot te shpija.
– E te boft mire, te morsha t’ligat sa e mire je! Nje t’perqafoj içik! – ja pret Sandro.
– Ku e msu shqipen kaq mire Sandro? – e pyt goca.
– Tu lujt domino te ura Dajlanit! – ı kthe xhevap taljoni. – Damoni do vij te mor te shpija, i kom çu haber ene mom Marijes ana bab Marios qe t’vijn m’Tiron te shpija tate me te mor ty!
– Sandro, tu bofsha kurbon, ti e di qe baba nuk t’prano se je kaurr! Duhet me u bo synet, emnin Sefedin, nona Mejreme ene baba Arif.
– Bene mi bene, se s’ka gajle se ashtu kom per ti thon me i bo pjaçeren tates tat po amon te perqafoj un pokino!
– Solo un pokino amo! – ja kthe ajo tu çap çokollaten!
– Si me pra – pergjigjet Sandro – ene e shtreno!
Qyqja ç’o kjo era hurdh e paçe kshu?- shastiset goca.
– Kom manxhiato io m’sabah paçe di piedi! – i thot Sandro tu nejt ashtu i perqafum.
-Pse me hajne tajonet paçe komesh n’mjes me? Italjonet hajne buke me marmallate ene pijne qumesht si me qen kalamoj!
Ne at moment goca e shty taljonin gjith inot ene ky bje m’ferra ene bertet: ”qyqa none mu ç’pu suma”!
– Kush je mer lonet – bertet goca – se me more erzin, mer pis?
Taljoni paçes ja fut vrapit neper ferra!
Kapeni, kapeni Sandron, kaçakun! Ai tu fugu knojte, e jom kaçaku i ferres, te pres te pragu deres!
Faja ne Liu zun tu qesh me te modhe!
”Kjo dynjo saju me rrena o Lio – ja pret Faja – koha ka fillu me u nrof, goca hajte çakollate, po qe tu ron m’kos!’
No Comment! Be the first one.