Historiku i Arsimit ne Treven e Petreles
• Treva e Petreles e cila ka nje histori shume te lashte, prej gati 2600 vjetesh para eres se re, qe me qytetin e Persqopit si qyteterim shume i lashte, ka patur nje histori e kulture te trasheguar deri ne ditet e sotme.Arma me e forte e kesaj trashegimie ,ka qene tradita e forte arsimdashese e cila ka ekzistuar ne te gjitha format e qeverisjes historike, e prekur me shume kjo ne ditet e sotme me ate te kultures osmane, evidentimi i se ciles nga osmanishtja per mungese dekumentacioni dhe perkthimesh mungon ,por ajo qe eshte me e kapshme dhe e trajtueshme deri ne ditet e sotme, eshte ajo e shkruajtur ne shqip nga viti 1912. Petrela si vend me shume kulte dhe institucione fetare,ka nje trashegimi te madhe me personalitete te fese ,si dhe nje pjese e tyre e vogel ,qe kane sherbyer si pjese e trupes mesimdhenese ne Tirane dhe ne Petrele.
• Nder ta veçohet figura e Xhemal Sheh Abaz Petrela, i cili pasi ka mbaruar stu- dimet e tij ne shkollen qytetese Ruzhdije Turke , Medresene, si dhe Pedago – gjiken Turke Darut-Muhal-Limine ne Shkoder, si dhe disa studimet te tjera ne Turqi per te cilat familja ka pasur dijeni, por nuk eshte gjendur dokumenti per çfare i ka mbaruar keto studime. Si arsimtar filloi te jape mesim ne shkollat Turke ne Plotoren e Tiranes, ku puno nte mes miqsh si Hasan Vogli ,Ibrahim Kazazi etj ,treshe kjo qe e gjejme dhe te shkolla e Jelles ose Mejtepi i Ri e me pas ne Medrese, te cilet fshehurazi meso – nin gjuhen shqipe dhe e praktikonin ate duke i dhene mesim femijeve ilegali- sht. Ne vitin 1904 Xhemal Efendiu filloi te jap mesim edhe ne shkollen e Petreles, ku kryente mesimin e gjuhes shqipe ilegalisht, per te cilin Ramiz Xhani pergjegjes i muzeut te arsimit te Tiranes, me rastin e75 vjetorit te shkolles se pare shqipe te Petreles , shkruan ne shtypin e kohes , se prej shume kohesh Petrelasit e kishin mesuar gjuhen shqipe fshehurazi, keshtu nga nje telegram i nje perfaqesuesi te huaj ne Durres me 9 Maj 1904 i shkruante vendit te tij ,« mesojme se ne Petrele po beheshin perpjekje qe ne shkollen Turke te mesohej privatisht dhe gjuha shqipe », veçanerisht ne kete drejtim, ashtu si dhe ne hapjen e shkolles se pare shqipe ne mars te vitit 1914 ndihmoi Xhemal Sheh Abazi .(Ramiz Xhani gazeta bashkimi).
Ne vitin 1908 u formua klubi “Bashkimi”, formacioni i pare politik i dale me platforme per indipendencen e Shqiperise, me ne krye Refik e Murat Toptani e shume te tjere. Vendimin e pare e mori qe ne Tirane te hapej e para shkolle shqipe dhe si trupe mesimore te thirrej Mati Logoreci si drejtor i shkolles, si dhe arsimtaret Hasan (Qosja ) Vogli, dhe Xhemal Efendi Sheh Abaz Petrela. (Historia e Tiranes nga Kristo Frasheri faqe 323.)Per kete aktivitet te tij, ai se bashku me 21 intelektualet me ne ze per kohen , perndiqen dhe arrestohen nga turkomani , myftiu i Tiranes Musa Qazimi dhe gjeneralin Turk Turgt Ozal me 1910, te cilet dergohen ne burgun e Elbasanit ku gjykohen dhe me pas dergohen ne burg n e Manastirit, qe e ka pershkruar aq mjeshterisht ne librin e tij « Patriotizma ne Tirane » Hafiz Ibrahim Dalliu.
• Hapja e shkolles se pare e shqipe me 1914 nga Xhemal Efendiu bashke me vep- vrimtaret Mahmut Hasmema ,Mustafa Kuqi , Dervish Zenel Hasmema ,Abdulla Rustem Aga, Biaz Dervish Aliu , Huti Dysh Medines e te tjere qe, siç ka shkruar mesonjesi Faik Kacollja, “Ishte nje gezim i madh jo vetem per Petrelasit, por per gjithe zonen perqark saj”. Ky moment nuk ishte fillimi i te mesuarit te shqipes,mbasi nderhyrja e reaksionit Turkoman me ne krye Musa Qazimin, beri qe shkolla te mbyllej dhe Xhemal Efendi Sheh Abaz Petrelen,protagonistin kryesor, ta arres tonin dhe ta dergonin ne Durres, ku i bene gjyqin e me pas e derguan ne Shkoder.
• Mbas daljes nga burgu dhe gjate kohes qe vazhonte te jepte mesim ne Tirane, Xhemal Efendiu perseri bashke me veprimtaret Mahmut Hasmema , Mustafa Kuqi , Dervish Zenel Hasmema , Abdulla Rustem Aga , Biaz Dervish Aliu , Huti Dysh Medines, bejne te mundur rihapjen e shkolles se Petreles me 1916 me 41 nxenes , nje kontribut i te gjithe Petrelasve qe i dhane jete dhe lavdi Petreles historike dhe arsimdashese.
• Ne vitin 1925 me iniciativen e Xhemal Efendiut per here te pare u dergua ne shkolle vajza e tij Lutfija, veprim ky i ndjekur dhe nga 12 vajza te tjera te ba- shkekohasve te tije Petrelas. Mesuesi i pare qe u emerua per te dhene mesim ne kete shkolle, ishte Abdulla Kosova nga Prishtina ,mbas ketij filluan te japin mesim Hamdi Hasmema(She -hu) dhe me 1919 emerohet mesues Haki Shehi nipi i Xhemalit, i cili kishte mba- ruar Normalen e Elbasanit. Po ne kete vit, Hakiu bie ne konflikt me krahinorin e zones dhe transefrohet ne Sauk , pas tij vijne mesuesit Shefik Kulla , Rexhep Dizdari ,Qazim Domi , ne vitin 1932 -1933 Abdurrahman Cavolli. Ne 1933 rikthehet Haki Shehi se bashku me Hysen Keten te jatin e heroit te popullit Myslym Keta . Ne vitin 1936 u ndertua godina e re e shkolles me kontributin e banoreve ven- das , çka tregojne fuqishem dashurine e tyre per te arsimuar femijet e tyre , si dhe vjen ne Petrele mesuesi Mahmut Kaja .
Ne vitin 1937 Haski Shehi largohet nga Petrela per tu zevendesuar me djaloshin e Normales se Elbasanit Sinan Ta- fai. Me pushtimin nga Italia Fashiste vjen te jape mesim nje tjeter bir i fshatit , nxenes i Hakiut , Ibrahim Hasmema djali i patriotit Dervish Zenel Hasmema, te cilet te dy se bashku si patriote dhe antifashiste te perbetuar, qe ne fillim te pushtimit, filluan te punonin bashke me shume patriote Petrelas, per organizimin e rezistences ne Petrele si dhe duke marre pergjegjesite Hakiu kryetar dhe Ibrahimi sekretar te Keshillit Nacional- Çlirimtar Petrele. Ne Shkurt te 1944, nazistet gjermane, te cilet ishin prezente me komanden e pergjitheshme te tyre ne Petrele, i arrestuan dhe i derguan ne burgun famekeq te Prishtines ,te cilet i pushkatuan bashke me 101 vete te tjere ne Tetor te 1944, dhe sot ata jane deshmore te Atdheut . Vepra e tyre eshte perjetesuar ne Petrele nepermjet venies se emrave te shkolles se mesme Mullet dhe shkolles 9-vjeçare Petrele.
• Ne fshatin Mullet qysh para vitit 1916 ka patur shkollë ku mësohej në Osma- nisht dhe Arabisht, “Mejtepi” pronë e lagjes Teqeli ,ku sipas tregimeve të pri ndërve tanë në këtë shkollë jepte mësim kleriku Veli Teqja (Shehu), ku sher- bente pranë tyrbes tek (Teqja) me rite fetare . Sheh Veliu ka qenë intelektual. Fëmijët përgatiteshin për të shkuar në një shkollë më të lartë . Viti 1916 ndezi shkëndijën e parë në fushën e arsimit edhe në fshatin Mullet. Mësuesit e parë kanë qenë Ismail Teqja ,Xhemal Keci,Qazim Kashari ,Hysen Keta ,Met Kuqi e të tjerë . Kishte vështirësi në pervetetësimin e njohurive sepse mungonin tekstet, me një libër mësonin 5-6 nxënës por dëshira e nxënësve ishte shumë e madhe për të studiuar. Klasa e parë kishte 46 nxënës në mosha të ndryshme 7-14vjeç, këta nxënës mësonin vullnetarisht abetare , këndim , aritmetikë, gjuhë dhe gjeografi .
Nxënësit e parë kanë qenë nga fshati Mullet të nxitur nga arsimdashësi Sheh Veliu ,Sheh Xhaferri,Ismail Teqja .Sipas dokumentave të vitit 1922-1923 ,dëshmojnë se në shkollën e Mulletit vinin nxënës edhe nga fshatra si Lundër, Fikas, Barbas , Daias, Gurrë, Dobresh. Mësuesi Ismail Teqja si patriot me ndenja atdhedashurie, ka punuar shumë për çështjen e arsimit shqip . Ai për herë të parë punoi për të emancipuar futjen e elementit femër në shkollë, duke dhënë shembullin personal, kur dërgoi vajzën e tij Beje Teqja në shkollë duke i bërë sfidë mentaliteteve dhe elementëve që bënin propagandë kundër shkollës shqipe. Sipas dokumentave të vitit 1927-1928 shkolla e Mulletit kishte një staf prej dy mësuesish, Ismail Teqja dhe Hamdi Revani dhe kjo shkollë numëronte 69 nxenës . Në vitin shkollor 1932-1944në shkollën e Mulletit ka punuar si mësues Haki Shehu, ku krahas punës së mirë mësimore-edukative, ka qenë patriot i flaktë në luftën për liri. Fshati Ibë ( i Tiranës ) që herët në vitet 1910-1930 të shekullit XX si komunitet autokton dhe shume arsimdashës, ka bërë përpjekje per t’i arsimuar fëmijët e tij . Ne këtë rrugë të panderprerë, u bë e mundur që me 15 shtator 1936 të ha- pet shkolla e parë fillore me 17 femije, qe vinin nga tre fshatra Ibë,Mushqeta, Pëllumbas , me 15 djem dhe 2 vajza ,ku më i rrituri ishte 15 vjeç. U zgjodh kujdestar i klasës , deshmori Mersin Duqi , emrin e te cilit mban shkolla . Mesuesi i pare per 4 vite nga 1936 deri me 1940 ishte veterani i shquar Sami Gonxhe.Per arsye te luftes shkolla u nderpre.
• Nga të dhënat rezulton se shkolla e Baldushkut të jetë hapur në xhaminë e fshatit Baldushk në vitin 1916.Aty mësohej përveç edukatës fetare shkrim dhe kendimi në gjuhën shqipe.Në këtë shkollë u rregjistruan 70 nxënës nga 9 fsha – tra të zonës.Mësimi zhvillohej në kushte shumë të vështira .Kjo shkollë qendroi e hapur për rreth 3 vite (1916-1919) pastaj u mbyll për arsye fondesh se nuk arrihej të paguheshin mësuesit . Arritën të marrin njohuritë bazë të programit vetëm 8 nxënës.Njëri prej tyre ishte nxënësi Sadik Rama i cili më vonë punoi si postier i zonës së Baldushkut.Njëri nga 5 mësuesit që sherbyen në këtë shkollë për tre vite ka qenë Ramazan Mëzesi , për të cilin banorët ruajnë kujtimet më të mira . Pas mbylljes së shkollës, Baldushku nuk ka pasur shkollë deri në vitet pas çlirimit, per mungese fondesh.
• Çlirimi i vendit trashegoi nje popull me 80% analfabetizem,ku pjesa me madhe e saj ishin me arsim 4 vjeçar, nje pjese disi me arsim 7 vjeçar,te paket ata me shkolle te mesme, kryesisht neper qytete dhe nje mase shume e kufizuar me arsim te larte qe kishin studiuar neper Europe e vende te tjera.Direkt me vendo- sjen e pushtetit popullor krahas puneve te medha qe filluan ne ndertimin e Shqiperise se re , menjehere u hapen kurset e para kunder analfabetizmit per te gjitha grup- moshat,si dhe shkollat ku do te edukohej dhe do te formoheshin brezat e arsimuar te ardhshem. Me çlirimin e vendit shkolla ne Petrele u rihap me 21 shkurt 1945,tani me tre fuqi mësimore, ku njëri nga këto ishte mësuesi Selman Bunga.Në një dokument të mbylljes së vitit shkollor 1944-1945 ka këtë përmbajtje:
• Inspektoria e Arsimit Petrelë Raport vjetor i shkollës Klasa e 5 numri i mësuesve 3 Shkolla fillore e perzjere Data e fillimit të mësimit 21 shkurt 1945 Data e mbylljes së mësimit 20 qershor 1945 Është bërë dhe ceremonia e mbylljes së shkollës me një shfaqje nga nxënësit. Mësuesit që kanë kontribuar në vite për çuarjen përpara të shkollës në Petrelë, qe mban emrin e deshomrit, mesuesit eurodit Haki Shehu, kanë qenë: 1.Agim Hasmema;Xhelal Hasmema;Abaz Kuqi;Xhaferr Hoxha;Hysni Hoxha;Faik Kacollja;Nevina Hasmema;Xhavit Kuqi;Medi Hasmema;Mehmet Dervishi;Haxhi Tafa;Zija Mira; Servete Shehu; Besnik Merama;Hasan Shehu Ervana Çela;Ismail Hidri;Marsel Mira;Hamide Daja;Qefsere Mira etj.
Pas çlirimit krahas shkolles fillore, ne vitin 1948-1949 u hap shkolla “unike” 7- vjeçare me drejtues Sami Kalasen, dhe mesues te njohur si: Moisi Tershana, Uran Kalakula, Astrit Koka, Xhavit Kuqi , Zyra Qatipi , Isuf Murfi , Zhavit Shehu, Ilmi Gugashi,Myftar Bejleri, Gani Rrodheshi, Aferdita Shala, Ulsi Ruhi, Hafsa Hasmema, Vjollca Sinakolli etj . Shkolla u pajis me baze materiale perkatese dhe vinin nxenes deri ne 7 km largesi si: Petrela, Dobresh, Berzhite , Lunder , Dajias , Stermas , Gurre etj. Nje pune e mire gjate kesaj periudhe eshte bere kunder analfabetizmit, ku krahas mesuesve aktivizoheshin edhe te rriturit qe kishin mbaruar shkollen si: Fiqiret Teqja, Rexhep Metani.
Ne vitin 1974 u hap shkolla e mesme pa shkeputje nga puna dhe me 1976 me shkeputje nga puna profili ekonomi me drejtues Xhevat Laho. Numri i nxenesve u rrit shume edhe ne ciklin 8-vjeçar, ne dy paralele me nje personel prej 25 vetash. Shkolla u profilizua si nga forma dhe permbajtja. Ne Mullet ka punuar si drejtuese e shkolles se mesme Znj. Julie Jorgji . Ne vitin shkollor 1997-1998 me drejtues Z. Hasan Shehu, shkolla kishte nje personel arsimor prej 17 arsimtaresh dhe 282 nxenesish. Në vitin 1992 profili i shkollës u ndryshua nga agronomi në gjimnaz .
• Sot në ditët tona shkolla e mesme “Ibrahim Hasmema” Mullet, është ndërtuar e re brënda gjithë parametrave që kërkon koha.
Mesues qe kane punuar ne Mullet jane si me poshte :
1. Zyhra Qatipi
2. Xhavit Shehu
3. Elsa
4. Sami Kalasa
5. Hulusi Ruhi
6. Myrvete Cela
7. Astrit Koka
8. Gjergj Shota
9. Fatbardha Kalaja
10. Remzi Teqja
11. Niko Gjoka
12. Nexhmije Tafa
13. Ilmi Gugashi.
14. Mustafa Gjyshi
15. Moisi Tershana
16. Myrvete Çela
17. Xhavit Kuqi
18. Koco Kaçimari
19. Julie Gjorgji
20. Liljana Cela
21. Bujar Pano
22. Hasan Shehu
23. Mynevere Shkurti
24. Garufe Ballasi
25. Petri Haxhiu
26. Flora Barçi
27. Ruzhdi Kola
28. Njazi Luzati
29. Dhora Papa
30. Benereta Orgocka
31. Hafsa Hasmema
32. Donika Feshti
33. Vjollca Sinakola
34. Shaban Hoxha
35. Shemsi Muça
36. Abdulla Dedja
37. Violeta Pema
38. Sulejman Velo
39. Qako Naqellari
40. Mehdi Asmema
40. Mehdi Asmema
41. Shkelqim Dedja
42. Ilmi Gugashi
43. Isuf Murthi
44. Iljaz Larashi
45. Myftar Bejleri
46. Thomaidhu Talko
47. Ramiz Daja
48. Uran Kalakula
49. Florinda Shota
50. Luljeta Kalaja
51. Rudolf Gjordeni
52. Koco Keci
53. Hajdie Metani
54. Mahmut Trimi
55. Aferdita Shala
56. Semiha çela
57. Qazim Sula
58. Gani Radheshi
59. Aferdita Ago
60. Hysen Daja
61. Natasha Voka
62. Zenel Cani
63. Fadil Teqja
64. Vasilika Xhaxho
65. Pavli Danili
66. Ernieta Prosi
67. Nesie Dauti
68. Agim Bocaj
69. Gjon Shehi
70. Dhurata Fishta
71. Mbaresa Caco
72. Xhaferr Hoxha
73. Sabrie Lusho
74. Vjollca Hoxha
75. Ramazan Tafa
76. Ajsela Beqja
77. Ylli Pango
Roland Bashari
79. Betrice Sinakoli
80. Sefer Haxhiasi
81. Qazim Karaj
82. Kujtim Shehu
83. Agron Haxhimali
84. Koço Toluri
85. Iljaz Dervishi
86. Ike Haka
87. Osmon Uliu
88. Shyqyri Lazimi
89. Ervana Çela
90. Pranvera Kokonozi
91. Hamide Daja(Uku)
92. Dilaver Ziko
93. Abedin Shahini
94. Selfije Qoshja
95. Fazlli Myrtollari
96. Boreta Oparaku
97. Shpresa Ylli
98. Shefki Skura
99. Irena Ibro
100.Xhovana Dallashi
101.Defrim Domi
102.Refie Kullolli
103.Albert Dashi
104.Nexhmije Tafa
105.Faik Kasollja
106.Dylbere Petani
107.Haxhire Kollcaku
108.Fatbarhda Dingu
109.Llazar Taci
110.Afjeta Lala
111.Garufa Xhamarko
112.Mimoza Azbiu
113.Shpresa Muça
114.Berta Adhami
115.Mimoza Troksi
116.Mehdi Shehi
117.Suzana Keci(Teqja)
118.Valbona Hoxha
119.Zyhdi Latifi
120.Valbona Shala
121.Natasha Voka
122.Skender Bulku
123.Bukurie Spahiu
124.Dorothe Avrami
125.Vilma Tomini
126.Astrit Qefalia
127.Xhevat Laho
128.Albert Dashi
129.Nadire Pezaku
130.Ilir Palushi
131.Fotina Shani
132.Vath Gruda
133.Enkeleda Saraci
134.Aurora Kosta
135.Qemal Goma
136.Dybere Spahiu
137.Myzejen Meta
138.Burbuqe Zgjani
139.Liri Gjata
140.Mejte Teqja
141.Hafsa Hasmema
142.Erna Dervishi
143.Haxhire Sula
144.Spiro Puci
145.Shpresa Koloneci
146.Natasha Doci
147.Asllan Merema
148.Nevina Hasmema
149.Mbaresa Tepelena
150.Skender Bulku
151.Petro Feshti
152.Xhaferr Haxhimali
Drejtoret qe kane punuar ne vite:
1.Sami Kalasa 2.Mustafa Gjyshi 3.Myftar Bejleri 4.Gani Rrodheshi 5.Niko Gjoka 6.Xhevat Laho 7.Osman Aliu 8.Ylli Pango 9.Julie Gjorgji 10. Aiselaj Beqaj 11. Agron Haxhimali 12. Hasan Shehu 13. Iliaz Dervishi 14. Gazmend Kukli 15 Beqir Hyka 16. Edmond Sogani 17. Liri Zhellima 18. Fatmira Duka
Arsimi ne Daias
• Në tetor të vitit 1946 hapi dyert shkolla fillore Daias nëndërtesën e ish komunës me hyrje nga lindja. Gjithëzona e quajti ngjarje kulmore të zhvillimit të jetës së saj, pasi në këtë muaj hapën dyert simotrat e saj në Shytaj , Gurrë dhe Kryezi . Këto shkolla u hapën në ndërtesën nje katëshe të ndërtuar me mjete rrethanore nga vetë fshatarët . Vërshuan fëmije , djem dhe vajza të ulen në bankat e shkollës , te mesojne shkrim e kendim, matematike, historine dhe gjeografine e vendit te tyre. Filluan kurset e nates prane shkolles dhe neper shtepi , ne te cillen te rriturit me -sonin te lexonin dhe te shkruanin me perkushtim per dije dhe patriotizem . Nuk ishte e lehte. Jeta ekonomike e varfer, rruge te ngushta dhe te baltosura, ndriçimi realizohej me kandil , qiri , dhe rralle here me ndonje llampe me vajguri , pra mungonin mjete nga me te thjeshtat .
Mesuesi qe hapi dyert e shkolles se Daiasit, ishte Andrea Pecani . Me pas Jalldez Greblleshi ,Besim Alihmemeti ,Isuf Maçi , Liri Taraku , Olimbi Zhala, Kadri Vogli , Servete Kelmendi ,Semiha Rada ,Elsa Paskali, Nexhmi Tafaj, Qazim Sula ,Lumturi Koçi ,Zeqine Kerçiku ,Haki Sina etj. Te gjithe keta mesues vinin nga Tirana. Pjesen me te madhe te rruges e benin me kembe. Ata mbahen mend per vullnet e sakrifice, per shpirt human dhe pasion qe te benin sa me mire punen. Shkolla u hap ne fillim me 4 klasa kolektive, ku per rreth 9 vjet nxenesit vinin nga fshatrat: Daias, Barbas, Gurre e Vogel dhe Lunder. Me hapjen e dyerve te saj , ajo pati dhe nxenes qe kishin vazhduar shkollen ne Mullet, e cila gjate luftes Nacional- Çlirimtare u mbyll.
Ne vitin 1968-1969 ne nje ndertese te ndertuar nga shteti, hapi dyert me nje klase shkolla 7-vjeçare (sot 9-vjeçare), ku mesuesja Ajganush Merimbashi me mjaft pervoje, jepte te gjitha lendet e klases se 5 prej 14 nxenesish .Kete vit shkollor cikli fillor kishte mesues Nexhmi Tafaj, Zeqine Kerçiku, Lumturi Koçi dhe Qazim Sula, te cilet jepnin mesim me klasa teke. Ne vitin 1976-1977 deri ne vitin 1988-1989, prane kesaj shkolle vazhduan naten arsimin e mesem bujqesor me dhjetra te rritur, ku veç mesuesve te profilit, u aktivizuan dhe specialiste, agronome,veterinere dhe ekonomiste si: Serxho Baldini, Haki Shkoza , Nejton Kodra , Afroviti Tasha, Agim Duka, Reshit Hasani , Mustafa Muja etj.
Po prane kesaj shkolle eshte zhvilluar mesim pa shkeputje nga puna, per te perfu- nduar arsimin 8 vjeçar ,te prapambetur nga fshatrat e Gurres,Petreles,Berzhites. Nga kjo shkolle numerohen qe nga fillimi i saj rreth 80 nxenes te shkelqyer, te cilet duke ruajtur kete nivel ne shkollat e tjera, apo ne pune si kuadro dhe specialiste, i ka ne dhene emer te mire shkolles. Permendim : Latif Topciu , Haxhi Shalqisi , Pasha Avdiu , Ramiz Dallashi , Blerina Dervishi , Lida Doku e plot nxenes te tjere qe vazhduan dege te tjera si mjeksi, juridik,ekonomik etj.
• Ne shkollen Daias kane dhene kontrubut me dhjetra mesues ku mund te permen- dim ata qe kane punuar dhe punojne shume vite me perkushtim e korrektesi si : Elsa Paskali ,Nexhmi Tafaj ,Asoni Xhaferri , Bukurie Gega ,Petrit Meksi,Hamdi Balla, Abdulla Canaj ,Liljana Thoma ,Refat Skapi , Rudolf Gjordeni ,Shyqyri Skrela,Donika Popa,Hyqmet Sinakoli,Met Muka,Zeqine Kerciku, Dorothe Alldhrami, Meleqe Baka lli, Ramiz Dallashi,Faik Demiraj,Abdulla Koçi,Edmond Alla,Dhurata Rada,Qazim Sula,Ilir Kristo ,Ferlatun Mushani, Merita Gjylaci ,Bukurie Deda ,Seit Shima ,Elez Peposhi ,Bukurie Deda ,Sabire Haka ,Lumturi Koçi ,Sadik Zaimi ,Besim Sina,Ramazan Çullhaj ,Faik Koçi , Genc Qenepi , Arben Pali e gjer ne ditet e sotme me Edmond Alla ,Fiqiri Guxha ,Qanie Guxha ,Festim Kurtari,Hamide Kurtari,Selim Reka, Elton Merama,Alma Dervishi,Edlira Hasbegu,Elena Osmani,Erin Sejati,Olti Derdeshi,Mersin Topçiu,Zydi Husha,Rexhep Filolli,Pellumb Murraj,Ferdi S hehu,Blerina Vogli.
Ne shkollen Daias kane dhene kontributin e tyre model drejtuesit: Fatlum Musha ni ,Refat Skapi ,Abdulla Canaj ,Rudol Gjordeni ,Elez Peposhi,Shyqyri Skrela,Ridvan Shkurti ,Gazmend Kukli ,Hyqmet Sinakoli ,Ramiz Dallashi ,Ervin Dervishi ,Edmond Alla. Kontribut te pashembullt dhe te paharruar sidomos per te kualifikuar mesuesit dhe drejtuesit e rinj dhe punen me klasa kolektive, ka dhene i paharruari inspektor Sami Kalasa, emrin e te cilit mban shkolla 9- vjeçare Mullet.
Mesuesit qe kane edukuar e mesuar femijet e ketyre fshatrave ,megjithese kane sakrifikuar nga shendeti dhe jeta normale e familjes se tyre, kudohere kane qene e jane te respektuar nga fshataret, prinder te femijeve qe mesonin.
Shkolla 9-vjeçare e Daiasit me mesuesit dhe nxenesit e saj ruan traditen e krijuar nder vite dhe punon me perkushtim per edukimin e brezit te ri.
Arsimi ne Ibe.
• Ne janar 1945 u rihap ne Ibe perseri shkolla ,tanime me 27 nxenes si dhe kurset kunder analfabetizmit qe numeronin rreth 80 nxenes madhore, burra e gra . Nen shembullin e mesuesit Gonxhe ,ne vitet 1948-1958 u angazhuan me shume perkushtim pasuesit e tij ;imami Bedri Bulku ,mesuesi Elmaz Qylafi ,shkodrania e nderuar Age Gruda ,gjirokastritja e palodhurShpresa Zylfo .
Nderkohe numri i nxenesve rritej dhe ne vitet 60 numeroheshin rreth 42 nxenes.
Ne vitet 1958 e ne vazhdim jane angazhuar mesuesit Nexhmi Konçi ,Faik Teqja ,Kadri Balla etj. te cilet punuan me perkushtim e dashuri per te mesuear femijet e ketij fshati Numri i femijeve rritej nga viti ne vit ,deshira per te mbaruar arsimin 7- 8 vjeçar u shtua ,prandaj shume femije nga viti 1958 kane shkuar ne shkollen 7 vjeçare ne Mullet, ne nje distance 7 km larg ,rruge e cila behej ne kembe .
Nxenes qe ne ato vite mbaruan arsimin 7-8 vjeçar ishin :Shaban Bana, Selim Bana ,Hysen Bana ,Sherif Sherifi ,Shefki Bekteshi ,Azbi Sherifi ,Emin Kodra ,Sinan Sherifi ,Miftar Bana etj .
Shumica prej tyre mbaruan te mesmen si edhe te larten( 2 prej tyre ) Kontributi i komunitetit shume arsimdashes ka qene i vazhdueshem e me perkushtim deri ne ditet tona. Qe ne fillim shkolla u hap ne dhomat e fshatit tek Xhemal Kukli vitet 1936 -1938 ,me vone u perdor xhamia e fshatit si shkolle deri ne 1956 .Me pas me punen vullnetare te banoreve u ngrit godina e shkolles fillore me dy klasa mesimore. Ne fshat jetonin dhe akomodoheshin mesuesit te cilet e kishin te pamundur perte levizuar nga largesia me Tiranen (20 km)
Ne vijim u krijua mundesia dhe u hap rruga per ciklin 8 vjeçar .U hap klasa V me 21 nxenes dhe deri me 1973 u plotesua cikli 8 vjeçar me rreth 76 nxnes (125 nxenes te 2 ciklet ). Deri ne shtator 1968 drejtimi behej nga kryemesues
Drejtori I pare me 1968-en ,Ali Mara, per 20 vjet me rradhe e drejtoi shkollen me shume profesionalizem e perkushtim .Ne periudhen qe ai drejtoi u be e mundur ndertimi i shkolles, godina e se ciles u ngrit ketu ku shkolla eshte sot .Ajo i rezistoi kohes per 28 vite. U hap shkolla e mesme ne vitin 1976 arsimi bujqesor(mbremja ) me 52 nxenes ,te moshave te ndryshme 15-45 vjec ,e cila u mbyll ne vitn 1982 per t’u pasuar nga ajo e mesme bujqesore (e dites) ne 1987.Ketu mbyllet kontributi i ketij drejtuesi per t’ia dorezuar detyren pasardhesve te tij.
Kulmi i pjesemarrjes arriti ne vitin 1992, me rreth 335 nxenes cikli i ulet ,CMU,CML, me 1 deri ne 2 klasa paralele dhe rreth 24 punonjes mesimore .Me amortizimin e shkolles dhe kushtet jo te mira ,lindi nevoja per godine te re.
Me kontributin e drejtuesve te asaj kohe, Dais Duqi ,zvd.Shefki Bekteshi dhe me interesimin e organeve vendore veçanerisht te Ministrise se Arsimit dhe financimin e ADP , u ndertua godina e re e cila ka vitin e 20 te ndertimit (1996-2016) .Godina plotesonte kushtet e nevojshme duke iu shtuar dhe investimet per ujin ne vitin 2009 si dhe infrastruktura e mjedisit dhe tualetet .Nga kjo shkolle kane vazhduar studimet e larta me dhjetera e dhjetera nxenes .
Çdo vit mesimor shkolla jone ka derguar ne deget universitare mbi 70 %te maturanteve nga drejtimi i pergjithshem (gjimnaz ) , qe mban kjo shkolle qe nga viti 1994. Sot numerohen 24 mesues ,299 nxenes me dy shkolla vartese,ne Pellumbas dhe Mihajas .
Drejtoret te shkolles ne vite:
1.Ali Mara 1968 -1987 2.Haki Kullolli 1987-1992 3.Dais Duqi 1992-1997 4.Fatbardh Alia 1997-1998 5.Murat Gjuzi 1998 -2006 6.Gazmend Kukli 2006-2009 7.Beniamin Kaprata 2009-2014 8.Najada Husha 2014- …….. Zv drejtuesit 1.Shefki Bekteshi 1989 -1994 2.Perparim Kalemi 1996-1998 3.Myftar Myrxheku1998-2000 4.Mihal Peri 2000-2002 5.Muharrem Veseli 2002-2004 6.Nezir Ramazani 2004-2006 7.Nexhmije Kukli 2006-2010
• Kontributi i mesuesve nder vite:
Ismail Kupi ,Aferdita Sallabanda ,Burhan Berisha ,Genc Nuriu ,Fatbardha Nito ,Roland Koçiu ,Ihsan Lezha ,Pranvera Kokonazi ,Trendafile Meçe ,Servet Flamuri ,Shaban Haluli ,Fejzi Xhafa ,Xhavit Kurti ,Edmond Hysen llari ,Riza Sina ,Violeta Meta ,Silvana Alla etj.
• Nje armate e madhe nxenesish ,kane dale nga bangat e kesaj shkolle dhe kane mbaruar shkolla te larta duke kontribuar ne sektore te ndryshem te jetes . Arsimi ne Baldushk. Pas viteve 1945-1946 në Baldushk u hapën shkolla në fshatrat Baldushk,Kakunjë,Tavarenj,Isuf-Muçaj,Mustafakoç.Mësuesit e parë në këto shkolla ishin: Afërdita Arkaxhiu, Vasilika Qirko, Mojsi Tërshana, Liri Gjata, Kimete Kalaja, Xhavit Kuqi, Agim Hasmema etj.Në klasë të parë u morën nxënës të moshës 7 vjeç deri 13 vjeç.Fillimet ishin të vështira , por me ndihmen e banorëve vendas klasat u pajisën me mjetet e nevojshme.Në vitet 1946-1950 në Baldushk funksiononin 8 shkolla të ciklit fillor, ku punonin 14 mësues dhe mësonin 300 nxënës.Në vitin 1959 në Baldushk u hap shkolla e parë 7-vjeçare, ku mësonin 29 nxënës.
Nxënësit vinin nga Vrapi, Baldushku, Greca e Pezës, Shalqiza.Në vitin 1967 u hap një tjetër shkolle 8-vjeçare, në fshatin Koçaj me 25 nxënës.Në vitin 1969 punuan si mësues në zonën e Baldushkut Qemal Vrapi,Vjollca Rama,Halit Ibra, Kamber Sula, Petrit Ismaili, Lumtor Ibraliu etj.Në vitet 1975-1976 në Baldushk erdhën për të punuar mjaft kuadro nga Baldushku, që kishin mbaruar në shkollat më të mira të vendit si: Enver Allmuca, Ismet Ferhati, Bashkim Allmuca,Bujar Kosta, Kujtim Balla, Muharrem Ahmetaj, Bashkim Myftari, Nazmi Bërmeta etj.
Duke kerkuar ndjese per mospermendjen e shume emrave ,historine e shkruajten te gjithe ,kontributi u perket te gjitheve.
Ramiz Xhani 2006
Përgatiti për faqen Tirona: Olsi Ferazini
No Comment! Be the first one.