Një 72-vjeçar që pasion ka fotografinë, pa projekte, pa fonde, pa njeri që ta ndihmojë, por me punë arriti të realizonte i vetëm dixhitalizimin e arkivit të Teatrit të Operas dhe Baletit dhe Ansamblit të Këngëve e Valleve Popullore
Një histori e shkruar përmes imazhit flet shumë për fotografin Hamdi Petrela. Kaq i ka mjaftuar 72-vjeçarit pensionist, që për 20 vjet me radhë, pa e hequr aparatin fotografik nga duart, të mos mungojë në asnjë shfaqje të Teatrit të Operas dhe Baletit dhe Ansamblit të Këngëve dhe Valleve Popullore.
“Kam filluar punën si fotograf në Teatrin e Operas në vitin 1993, po bëhen 20 vjet. Erdha në momentin kur plejada e vjetër e artistëve po i linte vendin të rinjve. Shumë prej tyre i kam njohur që kur ishin studentë në Akademinë e Arteve. Për 20 vjet mund të them se unë kam shkruar historinë e këtyre artistëve përmes imazhit”, – nis rrëfimin e tij Hamdi Petrela.
Vetë ai i përket brezit të parë të artistëve të Cirkut të Tiranës. Pikërisht
aty u ngjiz dhe dashuria e tij me aparatin fotografik. “Ishte dëshira për të pasqyruar sa më mirë lëvizjet akrobatike që më drejtuan drejt fotografisë. Për të përshkruar një numër akrobatik, në mënyrë që artisti të jetë sa më i qartë për lëvizjet që do të bëjë në skenë, duhej paraprakisht të bëhej skica, sepse njëartistcirku flet me anë të figurave. Për çdo element akrobatik ne vizatonim paraprakisht skicën e numrit që do realizonim në skenë.
Aparati fotografik dhe një kamera më erdhën në ndihmë. Gjatë punës sonë për të realizuar numrin jo vetëm filmoja lëvizjet, por fiksoja përmes aparatit çdo element të lëvizjes, pra bashkërendoja lëvizjet përmes fotove për të parë ecurinë. Kështu, dalëngadalë u zhvillua dhe pasioni im për fotografinë”.
Kur i erdhi mosha për pension Hamdi Petrela kishte krijuar dhe një arkiv të
pasur me fotografi e filmime të Cirkut të Tiranës. Rrethanat e çuan drejt dyerve të Operas dhe Baletit. Pasioni i tij për fotografinë ishte bërë i njohur tashmë mes kolepëve artistë të Operas që i ofruan të bëhej fotografi i institucionit.
“Sigurisht që pranova të punoja vullnetarisht, me kushtin që të shfrytëzoja laboratorin e TOB-it”,- thotë Petrela. Atë ditë që hyri në laboratorin e TOB-it u gjend para një situate, që në fakt nuk e kisha parashikuar. Laboratori ishte thjesht një dhomë bosh, pa asnjë aparaturë për të zhvilluar filmat.
“Gjithçka kishte mbaruar. Për fotot e para vura në punë aparatin tim personal. Pasi shkrepja foto nga premierat që shfaqeshin, i stampoja te
ndonjë studio fotografie jashtë teatrit”. Dalëngadalë filloi të punonte për ta vënë në funksion laboratorin e TOB-it. Nga një udhëtim jashtë vendit siguroi aparaturën për stampimin e negativë në format 50 X70. Me ndihmën e familjarëve, ai thotë se kainvestuar rreth 40 mijë dollarë për të blerë skaner, dy aparate fotografike, një kamera, printer, kompjuter etj.
Tashmë dhoma dikur e boshatisur e laboratorit ka marrë pamjen e një studioje ku punohet.
Dixhitalizimi, proces i mbyllur
Sot në të gjitha institucionet kul turore e dëgjon shpesh fjalën dixhitalizim. Hartojnë projekte, ngrenë grupe pune, përfitojnë fonde për realizimin e dixhitalizimit të arkivave të institucionit. Hamdi Petrela, tashmë një pensionist, pa projekte, pa fonde, pa njeri që ta ndihmojë, por me punë arriti të realizonte i vetëm dixhitalizimin e arkivit të Teatrit të Operas dhe Baletit dhe Ansamblit të Valleve e Këngëve Popullore.
“Kam dixhitalizuar arkivin që i përket periudhës 1993-2007, sepse nga ky vit fillova të përdor aparat dixhital”, saktëson Hamdi Petrela. Sot në arkivin e vet ai numëron më shumë se 50 mijë fotografi nga 53 premiera të operas, 30 premiera baleti dhe dhjetëra koncerte të Ansamblit, të vëna në skenë nga 1993-2013. Por puna e tij për dixhitalizimin e arkivit nuk është fokusuar vetëm në vitet pas. Petrela ka të dixhitalizuar edhe arkivin e para viteve ’90.
Me këtë të fundit ka një histori për ‘ të rrëfyer. “Me arkivin e vjetër të , TOB-it rashë në kontakt para 15 vjetëve, kur merastin e 45-vjetorit të këtij institucioni në Muzeun Historik u hap një foto ekspozitë. Nga negativët që gjendeshin në arkiv për këtë ekspozitë stampuam rreth 70 fotografi, ku pasqyrohej puna e atyre viteve.
Fotoekspozita që u hap për 45-vjetorin, qëndroi për disa vite në një nga pavionet e Muzeut Historik. Një ditë të bukur u dha urdhër që ekspozita që paraqet historikun e TOB-it të hiqej që aty me idenë se do të konceptohej një prezantim më modern me videoprojeksione, ide që në fakt nuk u realizua kurrë.
Kur fotot e ekspozitës u larguan nga Muzeu, i hodhën në një dhomë që
ndodhet tek llozha e udhëheqësve, pa na vënë në dijeni për atë zhvendosje. Kur ne morëm vesh pas disa ditësh se ku kishin përfunduar fotot e ekspozitës, fatkeqësisht ato që kishin mbetur i gjetëm në gjendjejo të mirë. Arritëm të shpëtonim 40 prej fotografive, 30 prej tyre ishin zhdukur”, – thotë Petrela dhe shton se e rëndësishme është që nepativët e atyre fotove të humbura ndodhen në arkivin e Teatrit të Operas.
Petrela ka mundur të dixhitalizojë edhe atë pjesë të arkivit të para viteve ’90 që ai mundi të shpëtojë. Përveç fotove, Hamdi Petrela ka dhe një arkiv
të pasur me Xhirime nga të gjitha shfaqjet që janë vënë në skenën e Teatrit të Operas dhe Baletit.
Arkiv privat apo arkiv linstitucionit
Për 20 vjet Hamdi Petrela ka punuar pa shpërblimin më të vogël si fotografi Teatrit të Operas dhe Baletit, ndaj pyetja nëse ai e ka “privatizuar” arkivin e Operas është e natyrshme.
“Fotografia është vërtet pasioni im, ndaj dhe kam krijuar arkivin tim personal, por nga të gjitha shfaqjet unë depozitoj 10 fotografi të stampuara në arkiv, bashkë me 10 negativët. Pjesën tjetër i mbaj për arkivin tim”, – këtë kërkon ta theksojë fort fotografi Hamdi Petrela, i cili ndalet dhe në një fakt tjetër.
“Dua të sqaroj dhe një gjë përsa i përket arkivit të para viteve ’90. Ashtu si çdo gjë edhe puna me fotografinë asokohe ishte e kufizuar nga kushtet dhe rrethanat. Fotografët që kanë punuar në ato vite nuk kishin mundësi të përdornin më shumë se një ose dy filma për një shfaqje, që me një llogari të thjeshtë i bie të kenë realizuar jo më shume se 70 foto, ndërsa sot me aparat dixhital arrin të realizosh dhe 200-400 shkrepje për një shfaqje. Ajo që dua të them është se në arkivin e para viteve ’90 mund të jenë rreth 2000-3000 negativë nga shfaqje të ndryshme, ndërsa për 20 vjet unë kam pasuruar shumë mëshumëarkivin e Teatrit të Operas dhe Baletit”.
Adon Miluka, Gjystina Petrela, Hamdi Petrela, Kujtim Dumi
HAMDI PETRELA
Në arkivin e vet ai numëron më shumë se 50 mijë fotografi nga 53 premiera të operas, 30 premiera baleti dhe dhjetëra koncerte të Ansamblit, të vëna në skenë nga 1993-2013. Por puna e tij për dixhitalizimin e arkivit nuk është fokusuar vetëm në vitet si fotografi TOB-it. Petrela ka të dixhitalizuar edhe arkivin e para viteve ’90.
Intervistoi: Alda Tuçi – Intervista është e datës 06/12/2013, dhënë për Gazetën Mapo
No Comment! Be the first one.