Themeluesi i Tirones ishte prej Mulletit. Fusha mbi te cilen u ngref Tirona nuk ishte prone e tij. Ne modestin e vet Sulejman Beu nuk do te kishte mundesi kurre te themelonte nje qytet sikur nje fat i papritun mos ti trokellinte ne dere e ta bente njeri me fuqi te njohur. Ky fatqe trokellini ne dere qe te thirrunit e tij ne Stamboll prej nje kryeministri (Sadrazemi) te fuqishem te kryeqytetit turk..
Gojdhana qe mbahet e gjalle dhe sot ne popullin e Tirones, thirrjen ne Stamboll te Sulejman Beut, e tregon ne kete menyre Sulejman Beu kishte pas nje bari dhensh qe nji mengjes tue shti uje duersh per me la syte i kishte tregue nje anderr te cuditshme qe kishte pa naten, sikur ne krah te djathte i kishte le Dielli e ne krah te majte Hana, Sulejman Beu neper interpretim, qi bani ksaj andrre kuptoi se bariu i tij do te bahet njeri i madh dhe plot besim ne interpretimin e vet, thirri bariun dhe e porositi me lane dhent dhe me shkue me kerkue fatin e tij
Thirrja ne Stamboll e Sulejman Beut qe ba nga ky bari, qi bamun i madh dhe i mallengjyemnga nje here ne kujtimet e jetes se shkueme ne Mullet, ndinte nje nevoje per me ia shperblye ish zotnis se vet, paratregimin e fatit te tij te shkelqyeshem. Ne mes te favorevet qe pat Sulejman Beu ne Stamboll prej ish bariut, qe edhe nje ferman per te ngref nje qytet te ri ne fushen qe shtrihet ne mes te Lanes dhe Riglates, pertej kodrave te Selites dhe Saukut, aty ku nji gojdhane e mbajtun gjalle ne popull, tregonte se dikur ka qene nje qytet.
Mbasi u kthye ne Mullet, nje dite me disa njerez te vet duel te kontrolloje vendin ku do te ngrifej qyteti dhe vendosi te ndertoje tri ndertesa te para: nje Xhami, nji furre e nji hamam, qe jane gati si tri institute te para krejt te nevojshme per nje jete qytetare.
Te vumit e themeleve te ketyne tri ndertesave ne vend ku u caktuenuk u ba pa kundershtime pse i zoti ishte Sallman Beu, nji feudal i forte qe kishte ndejtjen e tij ne Selite, nji katund afer TIRONES, nuk e kishte shit vendin dhe nuk i kishte leju kurrkujt me ngref ndertesa ne token e tij. Po sa u prene landet ne pyllin qi mbulonte nje pjese te fushes dhe u vune themelet e xhamise me nje ceremoni te posacme, Sallman Beu, te marrmen vesht ket pune, me nji here coi njerzit e vetdhe e prishi dhe ndaloi cdo ndertim mbi at vend te tij.
Sulejman Beu nga ky kundershtim i pronarit u praps me nji here pse me te smund te matej me fuqi dhe kerkoi intervenimin e Qeveris me ane te mikut te tij qe kishte ne Stamboll, tue akuzu Sallman Beun si sakrilegj per shembjen e themeleve te Xhamise.Ne ket kohe rrethi i tirones nuk ishte myslimanizue mire. Nji pjese e katundareve qe ishte kthye musliman, ket e kishte ba sa per faqe per ti hik taksave te randa e angarive e jo pse me te vertete kishte pelqye parimet e kishte vendose me u konvertue me konviksion ne besimin e ri. Si konseguence e ketij konvertimi te percipet, zakonet nuk kishin nderrue e jeta vazhdonte si perpara pa u ndim efekti i ligjeve te reja te besimit te pranuem.
Sallman Beu i Selites duket se ishte nji nga keta te konvertuemte percipet pse bashke me dhent mbante edhe derra dhe shembjen e themeleve te nje xhamije nuk e njihte si pune sakrilegje sidomos kur ato themele ishin venos ne toke te tij pa leje e pa te drejte. Mirpo Tyrqija e vjeten ishte nje shtet besimi e fajet qe u bajshin ne ceshtjet fetare i denonte me rreptesi sidomos per te konvertumit eri qe ti mbante gjithmone ne nje mbikqyrje te posacme. Sallman Beu per pune sakrilegje qe bani , u denue me nji here per vdekje dhe u ekzekutue. Ekzekutimi i ketij feudali te forte tmerroi gjithe bejleret qe gjindeshin per rreth fushes ku do te ngrifej qyteti, e Sulejman Beu i Mulletit mbeti zot i pa kundershtushem i gjithe kesaj ane.
Ndertesa e pare e qytetit te ri, Xhamija e Vjeter u themelue ne 1023 Arabisht d.m.th 1604 date qe me vone u muer si kryedate e themelimit te Tirones. Tashti esht per tu pyet se emnin Tirone nga e gjet Sulejman Beu qi ja vu qytetit te ri? Valle eshte ky emni i ndonje qytetit te vjeter te shuem ne gjurmet e te cilit ndoshta po ngrifej ky i riu, apo eshte ndonje emen i inspirum nga rasat e themeluesi desh ta mbaje si kujtim per vepren e tij?
Nje gojdhane e Tirones, na thote se Sulejman Beu emnin e qytetit e muer nga nji pllake qi e gjet, kur po kontrollonte per te shenue vendin, tue tire an ne prak te kacolles ne breg te Lanes andej nga do te ngrifej qyteti, te cilin ai po sa e paska pa e paska pyet se cpo bente? Ajo ju ka pergjegjpo tir an..! E ket pergjigje te plakes e paska marren si emen dhe e paska quejte qytetin e ri Tir-one? Mirepo nje gojdhane tjeter e vjeter e ruejtun edhe sot ne Bende Malsi e Tirones, tregon se ne fushe ku eshte ngrefe qyteti i ri, andej pak me poshte nga eshte kroi i Shengjines, ka qene dikur nji qytet i madh i quejtun Tirone ne te cilin Skenderbeu e kishte zakon te haje dreken, gjith sa here i takonte te shkoje prej Krujes ne Petrele e viceversa.
Mbas kesaj gojedhane, qe besojme te kete qene e gjalle, ne kohen qe u themelue Tirona, edhe ne mullet, qyteti i ri u ndertue ne gjurme te qytetit te vjeter, qe duket qe u prish ne kohe te luftave me tyrq, tue ruejte gjithnji edhe emnin e tij te motshem. Tirona e vjeter per te cilen flet gojedhana e Bendes eshte e sigurt se ka ekzistue ne kohe te Skenderbeut pse te gjithe historianet e vjeter qe kane shkrue mbi jeten e luftat e heroit tone, e permendin disa here ne historite e tyne. Biemmi tue fole mbi ushtrine e pare kombtare te Skenderbeut thote qe kjo ushtri u mblodh ne fushen e Kasharit qi ishte nji katund i Tirones se vogel e keshtu shenon ne menyre te qarte se ne ate kohe ekzistonte nje qytet, ne keto aneku u ngref qyteti i ri
Barleti duke fol per Tironen, jep shpjegime edhe ma shum pse tregon qe ka dy TIRONA, nji e modhe 9 mil larg Krujes e nji e vogel 4 mil larg Krujes e keshtu ne kundershtim me Biemmin len me kuptuese njana ku eshte themelue Tirona e re ka qene Tirona e madhe e jo e vogla pse kjo ishte afer krujes. Sido qofte, nga keta dy historiane te vjeter nji gja qe rrezulton e sigurte eshte se nji qytet me emnin Tirone ka qene ne keto ane ku u ngref Tirona e re.
Tashti tue dijte keto, mund te thohet me siguri se Tirona e re ruen emnin e qytetit te vjeter e se ndertimi i saj ne fushen ku u ba , u shkaktue ma teper, nen influencen e gojedhanes, nga deshira per te pertri qytetin e shuem, ne vendin e vet, sigurisht tue cmue se ai vend eshte i favorshem edhe per zhvillimin e qytetit te ri.
Postuar për herë të parë në Tirona.info më datë 6 Shkurt 2011
Mor nga libri Tirana 1604-1937, botim i bashkise Tirone me rastin e 25 vjetorit te pavaresise.
No Comment! Be the first one.