Gocës Tironse – Poezi nga miku jon Elis Shkreta
Goc e vogel si shefteli
Floket si rrush mledh me shomi
Ftyra t’shnrit si vdor e Bardh
Po du me t’mor a je tu ardh
M’ je e omel si sherbet
Si sheqeri n’ uj m’ ke tret
Buzt e kuqe si qershi
Pa ti puth sun po rri
Ti mi goce prej Tirone
Krejt dynjon harap e bone
E bukur por si perri
I shtive m’ dhe krejt cunat e ri
T’ ka fal Zoti i nur t’ rrall
Dridhet kalldromi kur ze me dal
Ujt e pusit si aklli nri
Kur m’ gjym t’ bakrit ti e shti
Lulet celin per c’ do her
Krejt stinet bohen pranver
Aroma tyne si parfum Dior
Kundermo mehallen sa del ti m’ aborr
Goc Tirone nuk bzo hic
Mshtjell si kalli vesh me dimiq
Dhomet t’ shrisin si kristal
Kur m’ buzqeshe shpirti qe tu m’ dal
Per me t’ pas ty si t’ ja boj
E kullumja si mjolt me hoj
Mi ter plaget e dashnis
Merakun qi m’ ka zon ta qis
Cer kom m’ zemen cer kom m’ shpirt
Si uj selite t’ kullum ta kom qit
Mos m’ boj t’ vuj per c’ do mjes
Sa t’ kem jeten ty do t’ pres…
No Comment! Be the first one.