Pu-pu-pu! ç’hall o me qenë gazetaxhi! T’ dalin bujeckat eshedybila! Do t’ shkojsh me fut hunët brim’ brimë napër dyrët hallkut me morë vesht ni llafe qi t’ bojsh hazër rrtikllin, se vallahi me bo me lonë ashtuna mas dore, kushdi sa patere ha pri Drektorit!
Njiksaj i thonë t’ shkojsh me ja qit me grep ati qetrit havadiset për t’ mush gazetën! Taksiratë!
Fugo anejë, futu knejë der sa t’ bojsh hazër nja dy reshta t’ rrem)! A zorr’ i modh fort; bo vaki s’e besoni, po ishalla ju hudh Zoti m’ kaptinë ’ne bahi rrtikllaxhi, macahere do t’i zeni besë Liut shkretë!
Zaten Hallë-Remja Cen Qytykyt m’ ka pas dalë hakut e shkreta: jo veç mu, po ’ne Cenit vet i ka pas thonë e shkreta sa herë: “Qofsh lonet a birë po u bone rrtikllaxhi, se do t’ shajsh dinjonë bigajrihak, faj’ e pa faj. Jargët deri ke komët m’u bo rrtikllaxhi! ”
Kush ja varte. M’u vallahi m’ kullojshin. Mirpo a m’u mushte menja m’i var torbën Hallë-Remes shkretë! E shkreta! Thojshim m’ at vak si una ’shtu ’ne Ceni se o bo motufë, kurse sod i lëshojmë rofmet ’iqin herë m’ ditët! “Veni menën gamorit qymyrit a Lio, t’ do Halla fort; s’ vje gjo pri rrtikllash! Rrtikllat t’ bojn palektual, qi do me thonë meteliksiz, e mës shko mrapa Cenit t’ em, se t’ shuplak fare se o bo hybe-teslimë mas rrtikllash e t’ shkrumesh!” (bile Halla macahere i pat shkru ’i nuskë Cenit ke Hoxhë-Kavaja qi t’ heki dorë pri gazetës, mirpo s’ bani dobi!)
Nejse, m’ daç ashtu m’ daç kshtu, na s’i murëm llafet e Hallë-Remes, po lom gamorët aqe m’katun ’ne ja hymë palektual-llikut: Ceni u bo gjymës taktorri una rrtikllaxhi-shkrimtaruc ’ne hesapçi (apo kortabël si i thonë ship!) M’ past m’ qafë Ceni qi m’a futi kët sëmunllik. T’ rrishë tu prit me takvime përpara qi t’marohe muja për t’ morë ato pes metelikë t’ shkretë, për t’i bo qefin vetes se u bone pasunik! (i shkreti Brumbull! ’i herë m’ mujët bahet pasunik, ’i herë m’ ditët i njel kamarierit kaves Berlinit pesë lekë borxhë!)
Pse e ke mo xhonëm, mu me gjith Cenin na zu taksirati, përnej i kimi dhonë kararë t’ kimi memurietllik bark-boshllik meteliksizllik se sa tregtarllik çifutllik barkcalikllik, e përnej për t’ kallxu ’ne una ’i çik tivitetllik (m’falni se a llafe t’ mençmish) atyna m’ gazetë «Bashkimi Kombit», ku m’u kon narku me bo punën e rradaktorrit, e dava menën qi seften e parë t’i bëj ’i vazitë Beledijes Ti- ronës, për t’ morë nai derrvistë ashtuna si e do puna gazetaxhillikut, se thosh me vete atyna do t’ shkojnë punët m’ vo e m’ vi (’ne aqena jonë sallonet vica me tivitet!
Ishte mjes kur u rrasa vllaj jot: memurët sa po dilshin ashtu oj ka sytë qi eshedybila t’hajshin fare (mafmurllik memuri qi ka xhepat gris!). ’I kallaballik i madh ishte napër sallonet, ’ne nuk di çere po pritshin. M’u bo marak t’a mor vesht se çere dunë ky kallaballik ktuna; amon jarebi galibo, i dinja ishin! Pleq, plaka, t’ reja, kalamoj e ku di una! Ju afrova i plaku t’ kërrus m’ shpinë, ’ne pyta:
Çere pret tina ktuna mre xhajë?
Kom acisoj mre birë, çertufukata taktorri, me morë ’i çik harxhë t’rrenume! – m’dha xhevapë.
I lash kto fukara m’ punët vet, ’ne u nisa napër shkallët me hyp nolt m’ sallont, qi t’ gjejsha nai sekretar m’i morë’ i derrvistë.
Pëshim m’ sallont! Bir robi s’u nigjojte! S’kishte as xhon as xhin! M’ at dekik dulë njinë pa kapele, kref ka flokët sikur m’e pas lëpi lopa!
E përlava m’i marë derrvistën, kur ajina m’a prishi qi ç’ke me ’te!
“Hik mre mës m’ çaj kaptinën me gjith gazetë; na kimi hallin t’onë e ju vini me na na- trru me derrvista! Shko mre t’ faltë Zoti, se na dumë t’ hamë se rroga ’i javë na bo. A ka kun groshë, patata, qepë, sallatë, hudhra, speca, turshi, bukë misri?” – ’ne u fut m’i derë zyre tu m’ lonë si dedemahrunë m’ komë!
Tu zbrit shkallët me hik, shof ’i taborr nërpunsa qi po vishin m’ zyrë tu bo muhabet; kishim m’gojë punë groshe, patatesh, specash e ku di una! Heu, thosh me vete, ktu paska plas gjyrulldija groshës ’ne patatvet demedë! Qeka hall llupe a vlla, po epi komvet anejë ka erdhe, i thosh vetes. Çin t’ kapshe për derrvistë! Drektori e dojte pa dermon! M’ dilshin gjersët e vdekës! M’ ato llafe e gjeta ’i yzmetçi beledije. Ha, thosh, s’lo pa ja morë kti derrvistën’! E nalova:
Shoko! a m’ jep ’i derrvistë për gazetën!
Kur m’i ka zgurdullu sytë qi Zoti na rujtë!
Ku ka mre mish derri ktu! Pri ka je tina mre, pri Nroqi-a?
Ktu i thonë Bashki mre tarallak e jo kasaphane qi t’ shitet mish; sa për groshën qi na dhon neve ’ne hala s’e kimi morë, e jo derrvistë!
Fugova se kitova se po m’a jep na mi shpullë qi tëm bajshin sytë xixa! Poshtë gjeta ’i yzmetçi qetër. ’Ne kti i kërkova ’i derrvistë:
Hik m’re se na nuk kimi morë hala kunrrat e tina thu për derrvista; s’ka jo bishta derri ktu; hik m’u hiq qafet!
Dola m’ taratort (s’e di si i thonë ship!) plot me gjersë se kushdi sa patere do t’ hajshe pri Drektorit qi nuk mora derrvistën. Ishalla ka me m’ fal!
Shkëputur nga libri: “Muhabet Tirançe me Liun e Cakut” me autor Mustafa Greblleshi
No Comment! Be the first one.