Intelektuali, patrioti, i kurdohershmi Abdi Toptani dal me familje. Djali Ihsani dhe vajzat Hiqmete e Zejnepe.
Vrenia sesi baba tirons ia ka mor dorën gocës vet plot omëlsi e dashni. Ku tjetër Shqipni bote vaki që tu gzojte tata kur u bote me goc veçse m’Tironë.
Abdiu ka qen Ministri i Par i Financës n’historin e Shtetit Shqiptar pra me qeverin e Vlonës. Firmëtar i Pavarsis m’Vlonë ku s’mund t’rrim pa përmen se ishte Abdiu me çetën e Tironës që e shoqnoi Ismail Qemalin ka Durrsi gjer m’Vlonë. Kshu pra del m’pah se Abdiu ishte ene i pushkës.
Ka kryesu dy her çetat e Tironës kundrra Perandoris Osmanlie, nji her n’Shëngjergj dhe iher m’Shupal. Po ashtu ka përkah Hasan Prishtinën n’rimarrjen e Shkupit. Përkrahës i Gjonmarkajve n’Mirdit, i Nikolla Kaçorrit m’Durrës dhe i Mustafa Mërlikës m’Krujë. Abdiu ka qen ene ministër i Bujqis dhe pat mor pjes si antar i Kshillit t’Nalt n’Kongresin e Lushnjes. Shërbimet e tija karshi Atdheut s’kon t’marume.
Ihsani maroi shkollën m’Vjenë dhe ka qen fmia i modh i Abdiut. M’1944 për t’i shpëtu komunistave iku me misionin anglez. Pastaj vijn dy vajzat Himqete dhe Zejnepe t’shkollume n’Vjenë gjithashtu. Kurse djali i funit Xhahiti u shkollu n’Milano.
No Comment! Be the first one.