Nji kujtim shum i bukur nga familja e nderume Tironase Kërçiku në vitin 1932.
Nga e majta në të djathtë, vëllezërit tironas:
*Hajdar Kërçiku-arkitekt, mbaruar në Austri.
*Kadri Kërçiku- Dermatolog Prof.Dr., mbaruar në Austri.
Sot Klinika e Dermatologjisë në Spitalin “Nënë Tereza” mban emrin e tij.
*Shyqyri Kërçiku – Telegrafist
*Hamdi Kërçiku-arsimtar & drejtor shkolle si dhe nëpunës në Dhomën e Tregtisë.
*Nadire Kërçiku, motra e vetme; martuar me shkrimtarin, poetin Manush Peshkëpia i pushkatuar pa gjyq, akuzuar për bombën në Ambasadën Sovjetike.
Faqja Tirona falenderon mbesën e tyne që pruni për faqen Tirona dhe miqt e saj kte kujtim kaq të bukur. Falimnerit zonj e nderume.
Ju lutemi kush ka materiale historike, kujtime familjare, foto etj, na i bini me mesazh në faqen tonë dhe ne do i publikojm me shum knaqsi për gjith komunitetin Tironas, falimnerit.
No Comment! Be the first one.