Cirku Profesional i Tirones. Institucion teatror porfesionist in je lloji te vecante. Traditat ne teatrin e cirkut ne Shqiperi jane te hershme, por ato dokumentohen fill me shfaqjet e para teatrore ne vitet e Rilindjes Kombetare e me pas fitojne pervoje ne periudhen e monarkise.
Numra cirku nga amatoret jane ekzekutuar here pas here ne Shqiperi, te perfshira ne veprimtari argetuese ne shfaqje teatrore ne karnavale gjate ritualeve ceremonive apo festave popullore te gershetuara me lodrat popullore etj.
Nga organizimet spontane u kalua me vone edhe ne krijimin e grupeve te vogla te cirkut, qe jepnin shfaqje me vete si: ne Shkoder, Korce ne Gjirokaster, ne Vlore etj. Pas clirimit te vendit me 1944 me zhvillimet massive te levizjes teatrore amatore qe pasuan, ne Tirone u ngriten disa grupe cirku.
Ato ishin atashuar prane Shkolles se Fizkultures si dhe Pallatit te Kultures “Ali Kelmendi” duke dhene edhe numrat e tyre here te perfshira neper shfaqjet e estradave amatore here si shfaqje me vete. Me vone, ne vitin 1952, prane trupes se Estrades Profesioniste te Tirones u perfshi edhe grupi i pare in je cirku profesionist qe u quajt Criku i Tirones. Me zgjerimin e akrobateve edhe artisteve te tjere dalengadale ai filloi te fitoje fizionimi si lloj i vecante teatri qe eshte.
Objekti kryesor qene numrat, ushtrimet, etydet, apo paraqitjet e ndryshme te akrobateve, te zhonglereve, te prestidigjiatoreve, sikunder edhe performancat e zbutesve te kafsheve me ushtrimet e tyre te vecanta, shpesh te habitshme, qe sterviteshin prej tyre.
Pervoja e shkolles ruse te cirkut si dhe kontaktet me cirqe te tjera nga vendet e Europes Lindore dhe gjasa per nje zhvillim ne udhe te m bare Cirkut Profesionist te Tiranes drejt prefeksionimit te mjeteve shprehese, aftesive fizike-akrobatike, si dhe gjithe komponenteve te tjere plotesues.
Ndihmese te vecante ne rritjen dhe zhvillimin e cirkut ne Shqiperi gjate viteve te para dhane Telat Agolli, Barjam Kurti, Abdyl Karakashi. Pina Shkurti etj. Nder klounet e suksesshem kane qene Arben Shaka, Bashkim Rada. Kerkesa per rritjen cilesore te ekzekutimeve beri qe ne vitin 1961 nje grup akrobatesh te shkojne per t’u kualifikuar ne Kine. Ata sollen nga pervoja e njohur e kines menyra te reja te ekzekutimit te numrave, duke i pasuruar shfaqjet e cirkut prane Estrades me zhanre te reja.
Ne programet e shfaqjeve u bene me te pranishme ushtrimet e Zhonglereve, e ekuilibristeve “numrat e ajerit” etj. U shtuan perpjekjet qe te gjithe komponentet te konceptoheshin nen suazen e artit ku te zoteronte perkryerja e performances fizike te akrobateve, sfida dhe guximi ndaj te rrezikshmes dhe “te pamundures” sikurese spektakulariteti dhe bukuria skenike.
Artistet e cirkut me performancat e tyre interesante fituan vleresimin e publikut dhe kritikes. Ne vitin 1973, grupi i artisteve te cirkut u shkeput nga trupa e Estrades se Tirones dhe formoi Cirkun Profesionist te Tirones, si institucion me vete. Ne kete trupe u perfshine edhe akrobate te tjere, si dhe orkestra. Deri ne vitin 1976 cirku ekzekutonte shfaqjet kryesisht ne hapsiren e skenes se Estrades se Tirones, kurs ngritja e cadres se arenes perfaqeson nje nga zhvillimet e shenuara te ketij institucioni.
Tanime u krijuan kushtet dhe mundesite per zgjerimin e diapazonit te ushtrimeve duke aplikuar nje larmi te madhe zhanresh te reja e duke u dhene paraqitjeve skenike te artisteve cilesim dinamike dhe hijeshi artistike me te madhe.
Disa artiste te talentuar qe praktikonin performance te ndryshme ne ushtimet akrobatike, ne zhonglime, ne ushtime ekuilibri etj,.. si Met Selimi, Ndricim Kazazi Kozeta Kurti etj. Udheheqes artistike te cirkut kane qene: Telat Agolli Ismail Reka Pavli Sallata etj. Nevoja per pergatitjen e elementit te rid he ruajtjen e vazhdimesise beri qe ne vitin 1978 e ne vazhdim, prane Cirkut Profesionist te Tiranes te ngrihej nje studio, e cila funksiononte si nje shkolle profesionale, qe gershetonte pergatitjen dhe kualifikimin e artisteve te rinj me pjesemarrjen ne shfaqje dhe fitimin e pervojes gjate performances.
Ne vitet 80 Cirku Profesionist i Tirones njeh arritje te ndjeshme, pasuroi programet dhe performancat ne lloje te reja; po ashtu e rriti trupen e artisteve me elemente te rinj. Cirku numeronte 107 pjesemarres ne shfaqjet e ndryshme te tij. Pas vitit 1991, nga ky cirk u larguan per arsye emigrimi mjaft ekzekutues.
Aktualisht numerohen 47 te tille, cka uli ndjeshem nivelin e shfaqjeve dhe larmine e gjinive. Kriza e shkaktuar nga mungesa e personelit te talentuar dhe pakesimi i fondeve, e cila u verejt ne vitet e par ate periudhes se tranzicionit, po tejkalohet.
Trupa e cirkut gjate kesaj periudhe ka realizuar nje varg premierash prej te cilave jane mirepritur nga spektatoret: Cirk variete, Mozaik akrobatik dhe Te rinj te gezuar, Karvani, Pista e mrekullive, Gabibo dhe klounet, Erdhi cirku, Shoku cirkus, Tomi dhe Xherri ne cirk, Arena magjike etj. Eshte anetare e Federates Nderkombetare te Cirkut me qender ne Bruksel. Pervec shfaqjeve ne Tirone, Cirku Profesionist i Tirones ka dhene shfaqje te shumta edhe ne qytete te ndryshme te vendit, si dhe jashte shtetit.
Gjithsej ka 47 vete, nga te cilet 32 artiste cirku te ndryshem, 7 instrumentiste, 1 drejtor, 1 dirigjent, 1 inspektor skene, 4 prapavija ndihmese. Personeli me i kompletuar i arritur para vitit 1991 rezultonte gjithsej 107 vete, nga keta 85 artiste tge llojeve te ndryshme 12 instrumentiste 1 drejtor, 1 regjisor, 1 dirigjent, 1 inspektor skene, 8 prapavija ndihmese dhe administrada.
No Comment! Be the first one.