Arben Minga lindi më 16 mars 1959 dhe vdiq më 30 janar 2007.
Beni ka luajtur me bashkemoshataret e tij ne lagje e ne shkolle dhe pikerisht nga keto aktivitete te vogla lokale, specialistet e futbollit e inkuadrojne menjehere ne klasat sportive te organizuara ne ate kohe. Talenti, treguesit e shquar fizike dhe puna e mireorganizuar, nga njera ane, si dhe deshira e vullneti, krahas karakterit te tij te edukuar e modest, nga ana tjeter, e bejne Arbenin te dallueshem ne aktivitetet e paraterinjve dhe te te rinjve te klubit. Me keto te fundit, ai fiton titullin kampion dhe shpallet golashenuesi me i mire i vendit.
Progresi i shpejte ne lojen e futbollit e rendisin ate para kohe, qe ne moshen 15vjecare, ne vitin 1974, ne ekipin e te rriturve te Tiranes ( ish- 17 Nentori). Ai i perket gjenerates se lavdishme te futbollisteve si B.Sharra, H.Mersini, M.Baci, A. Naci, A. Bimo, B. Vladi, S. Hodja, K. Alimehmeti, A. Lekbello, S. Mema, B. Omuri, M. Josa, A. Stoja, Sh. Muca, A. Kola, F. Riza etj, qe pas atij te viteve te arta ’60-te, u dallua ne menyre te vecante per shpirtin e gares, kolektivitetin dhe tempin e larte te lojes.
Keta futbolliste te paharrueshem, duke luajtur futbollin total, perseriten edhe me shpejt (pas nje pauze pak me shume se 10vjecare lavdine e klubit. Si paraardhesit e tyre, duke dhene prova ne permbysjen e rezultatit ne favor te tij, ky brez tregoi se duhet luajtur deri ne minuten e fundit. Vlerat e Minges qendrojne edhe ne detyren e kapitenit per shume vite. Permes karakterit dhe punes plot angazhim te tij, ai e drejtoi skuadren me mjaft autoritet dhe qytetari.
Me kete skuader, ai ka zhvilluar shume ndeshje nderkombetare ne kuadrin e kupave europiane apo te aktiviteteve te tjera. Me veshjen e tyre bardheblu u arriten suksese te rendesishme, krahasuar edhe me skuadrat e tjera Shqiptare. Si me te spikaturat nga keto jane kalimet disa here te tureve te para dhe ne vecanti rezultatet pozitive ndaj “Dinamos” se Bukureshtit dhe ato mjaft dinjitoze ndaj “Bajernit” te Mynihut, “Malmoes” etl. Tre here ne kupat e kampioneve dhe nje here ne kupen e fitueseve te kupave, skuadra e tij ka hyre ne 16 me te mirat e Europes. Gjithnje i dalluar, Arbeni dhe shoket e tij, ne perberje te ekipit kombetar “Shpresa”, i dhane vendit dy trofe ballkanike. Shqiperia u shpall kampione per vitet 1978 dhe 1981.
Beni ka qene dhe nga me te dalluarit edhe si anetar i ekipit tone kombetar te futbollit. Per rolin qe kryente, me veprimet ne sulm e ne mbrojtje, shtatlartesia dhe arti i lojes se tij kane shqetesuar perhere cdo kundershtar qe ka patur perballe. Kete e ndihmonte edhe fakti se pjesa me e madhe e skuadres ishte po nga ai brez i Tiranes.
Mediat vendase dhe te huaja e kane cilesuar “kala”. Me perfaqesuesen tone, Beni ka zhvilluar mbi 28 ndeshje nderkombetare, nder te cilat si me e theksuar dhe qe ruhet ne kujtese dhe sot nga sportdashesit tone, eshte ajo ndaj ekipit kombetar belg, te zhvilluar ne Tirane ne vitin 1983. Ne fitoren 2-0, njeri nga golat eshte i tij.
Situatat politike ne vend sollen qe edhe ai, sikurse te tjere te largohen pas vitit 1990. Si i tille ne vitet 1991-1994, ai ka qene lojtar i ekipeve “Dinamo” te Bukureshtit, “PC Brashova” dhe “PC Braila” te Rumanise, klube ne te cilat eshte dalluar per lojen rezultative dhe korrektesine e tij. Dashurine per ekipin e Tiranes ai e tregoi edhe nje here.
Ne fillim te sezonit 1994-1995, rikthehen dy “te rinjte” 35 vjecare Minga dhe Kola, sic thote B. Pojani ne librin e tij. Me pervojen e tyre te madhe, madje duke ndyshuar edhe detyrat, ata iu nderthuren ekpresivitetit te moshes se re te skuadres. Minga u shqia ne qender te mbrojties. Rezultati ishte mjaft i suksesshem, Tirana jo vetem se u shpall kampione, por edhe 12 pike larg vendit te dyte, cka perben nje rekord shqiptare me vete.
Lindur ne qytetin e zemres Tirane me 16 Mars 1959.
Njihet si “Beni Modh”, “Gjigandi Minga”, “Pesembedhjetkatci Minga” dhe eshte padyshim legjende e futbollit TIRONAS.
MBAN TITUJT
-“Mjeshter i Merituar i Sportit”
-Mban “Medaljen e Arte”
-Titull “Nderi i Sportit Shqiptare”
-Titull “Nderi i qytetit te Tiranes”
-Dekoruar me urdherin “Naim Frasheri” klasi dyte
-6 here “Kampion Shqiperie”
-5 here “Kampion i Kupes se Shqiperise”
-Perfshihet ne 15 lojtaret me te mire te historise se Klubit Bardheblu
-Titulli”MJESHTER I MADH”
U nda nga jeta pas nje semundje te rende ne Windsor te Kanadase me 30 Janar 2007
No Comment! Be the first one.