Aleksandër Hobdari lindi në qytetin e Tironës në vitin 1888. Pasi kreu shkollën fillore në Tironë dhe gjimnazin në Durrës, përfundoi studimet e larta në Akademinë Tregtare të Athinës.
Ai u kthye në qytetin e lindjes, ku në vitin 1914 (bashkë me të vllain, Alqin), ngritën një fabrikë sapuni dhe një mulli bloje me motor. Në vitin 1922 u bë Kryetarë i Dhomës së Tregtisë të Tironës.
Në vitin 1925, A. Hobdari ishte inisiatori dhe bashkëthemeluesi i shoqërisë aksionere të duhanit “STAMLES” (Shoqëria Tregtare Anonime e Monopolit, e Letrës, dhe e Shkrepseve), të cilën e drejtoi për disa vjet.
Bashk me Musa Vathin krijuan shoqërinë aksionere “S.I.T.A” (Shoqëria Industriale Tirana Anonime), e cila siguroi energjinë elektrike për kryeqytetin. Më pas S.I.T.A fitoi dhe monopoin e prodhimit të kripës në Vlorë dhe Kavajë.
Vllaznit Hobdari nuk u mjaftuan me kaq, ato ngritën një fabrikë për prodhimin e akullit dhe të pijes freskuese “Sinalko”, gjithashtu dhe një linjë për pastrimin kimik dhe larjen e rrobave duke u bërë kështu industrialistët e parë të Shqipërisë. Suksesi dhe personaliteti i tij bëri që në vitin 1932, të emërohej konsull nderi i Japonisë në Tironë me dekret të perandorit Hirohito.
Në vitin 1935 Aleksandri u rreshtua në enciklopedinë botnore për njerëzit e shquar “Who’s who”. Me ardhjen e komunizmit ja shtetëzuan gjithë pasurinë dhe shoqëritë, gjë që e bëri të refuzonte dhe një post si ministër i Ekonomisë.
Vitet e fundit i jetoi si një teknolog i thjeshtë në fabrikat e tyre, që tashmë i njiheshin shtetit komunist si krijesa e tyre dhe jo e djemve tironas. Vdiq në Tironë në vitin 1963.
No Comment! Be the first one.