Aheng e gjyrylldia modhe te Feridi Lalës, ka bo synet Rakipin – Nga Gert Brojka
Aq napolona ka hudh sa ja lau briskun briskun e çunit m’serm ene pat mor çenijet e Tirones, Durrsit e Shijakut.
“Ulu molo ulu molo te dali hona, moli u ul, moli u ul ene çuka dul” – knonte Lapi prej qejfit t’pareve – kurse çunin e paten ul ciper me i sapeti mlu me beze kadife tu prit Xhavid berberin me i pre lafshen e rrushit. Bashke me te kishin ftu ene Mullah Qozimin qe ti fryte çunit ene ti varte i nuske.
Miqt vijshin tufa tufa ene urojshin Feridin, “tu boft çuni mret ne per hajer” masanej i shkojshin Kipit t’vogel te kaptina duke i na rrushin ene i thojshin: “marshallah marshallah rrushi çunit si kallini grunit”.
Mas i çike vje ene Rid prezjoni. Donte me knu ene ai per inot te çunit tezes se ky u bo kongtar ene Riti smuni. Mos me ja prish e çun te oda kalamojve te kallxonte prralla se masanej fillo e spusho mo. “Rito – i zboj Lala Feridit – ja i her ko tek kalamoj se vdesin per meselet e tuja. Kallxoja i her ene ktyne se si u kacafyte me qerosin ene me bajlozin se nuk besojne kto.”
– Mir me La ja tregoj una kalamojve. Ku jon kalamojt?
-Nje te ajo oda mrapa hajatit. – ja pret lala gjith morifet.
Sapo hy Riti mrena kur fap i myllin deren ka perjashta. “Mos hape qafsh ijen se kom fryke ka erresina. Hape se me duket me erdh Lugati me Dhompirin.”
Gjith robt zune me qesh, “kujdes mocen e eger e kena myll aty ka tre net qe te haj lafshen e çunit.” – ja bo Feridi.
Veç kur nigjohet ka oda “kth meu, kth kth miao kth…”. “Ca osht kjo moca a tiger – pyste Ridi me zonin qe ju dridhte prej sikletit – çile mer la porten se po na le pa hallate.”
-Mir – ja pret lala- kina per ta çel po mos na natarro synetllikun ene mos u ço me knu ven e pa ven ene gamorin jepja Berhimit se e ke lon m’kom.
-Ja kom dhon vallahi -thot Ridi – po ai snigjo me e mor mrapsh.
“Shif si rre edepsizi – ja kthe Lala – agjenoj ne ramazon ene ze kot me kot perenine me goje. Aty ke per te nejt sdel deri neser mroma. Torb t’vij.
– Home lale pse bo kshuna ti, i shak bona. – thot Ridja me e zbut.
– Nuk del jo ene ishallah te ha moca Vaqarrit krejt – ja pret lala ene vazhdo – perzenja ka porta ato qe qen bashke me ket qe kon ardh me hajvonet e pyllit.
Per synetllikun e Rakipit erdh kasten ne Rifi prej Parisit. Kishte lon mustaqe si bisht miu ene fliste me nje ô hunore ene harfin ‘r’ se thojshte mo. Kishte pru ca kutia kuçkullate ene i pershenet Feridin. “Mosju Fe-id zhe jom shume i gzume pe’ syntellikun e petit Kipit.
Ju kom p-u ene i peshqesh per çunin.
– Rrofsh o Rifo, qeke hollu qeke zbukuru e qeke bo tamon avrupjan por se mor vesh pse fol kshu ‘fiu – fiu’ sikur ke merdhif ka mrapa. Kipo shife ca t’ka pru xhaxhi pri frongjistoni, çakallata.
Rakipi merr kutine e çokullates e hap kur ça me pa, ajo ishte si hoje bletesh ene plot me çokollata t’vogla. “O tate – ja bo Kipit – car çokollate qeka kjo si kakardhia.
Amon mo qeka kput m’tajare Rifi.” Feridin e zu torbi ne i thot çunit: mylle mer belaçi gojen se i thash Xhavidit ta prej krejt ene te shurros si fyret masanej.”
– Amon ma bo hallall tate – nuk boj mo, ju lut çuni prej frykes.
Robt erdhen e zun ven ne oborr ene po pritshin Xhod Berberin ene vec kur duket te porta. Ahengu filloi ti bij sazeve. “O ti çuno mos ki fryke se te rri baba te kryt”. E moren çunin me te mire ene fap .. dy pika gjak ron perdhe ene lafsha qe pre. Çuni derdhi dy pika lot por i hudhen pare plot. E veshen me fuston ene i vun i gjyzdon ne qafe me mledh paret.
Robt fillun me pi e knu, çenijet i vijshin rreth e qark tu i lezetu ene pak ka pak paret me ja maru. Qen ul rrjesht Moni, Rifi ne Dyli. Kishin ardh m’qejf ene Moni shef honen: sa drite bo hona mer Rif. Kshu shnrrit hona ene atje m’Fronc? – Jo – ja pret Rifi – nuk boj drite hônà po’ r’eflekto d’iken e dillit.
“Ha ha ha ha – ja kput te modhe Dyli – nigjoni nigjoni ktuna ça thot Rif frongu. Rifja ka bo içik shkolle ne na shet neve tangorllik. Na kujto per gjytryma ene na thot qi hona sbo drit po osht drita dillit. O trongull po ku ka dill noten. Ahahaha kush e di ça bo ne Fronse ti ene na rre ne qe ktu per shkolle mer zullap. E shkreta Nepi me Lomin qe i ke ra per his po persita ne te dum fort. Çohu knoje i konge bashke se po harro vatonin. Ene kujdes se me kaurreshat te rritet prap lafsha ene me te pre Xhoda 24 vjeç çun sikur shko.”
Dyli qe bo xurxull ene fillo me knu “Sa mas dore me ke lon” ene te gjithe ja majten kongen.
Nga nohija tjeter Riti ishte tu maru prej frykes se moces Vaqarrit qe filloi me ju afru e me i kalu ner kome. Sikleti e boni skile ene u kacavjerr neper shtyllen e odes gjer te baxha. Sa po doli m’hatlla i dul perpara daci moces qime zi.
Riti nriu e vrejti i tmerrum, syte e dacit i shkelqejshin prej hones ene gefurret tu klith “miao kthh”. Riti prej frykes kerce mrena m’oxhak ene rrokulliset poshte ene te ‘oda miqve. Qe bo prej ibret, moca e kishte gerric, rrobet shkely tu u kacavjerr ene bloze e hi krejt prej prej oxhakut. Ka e ronmja qe trullos içik ene ju merrshin komet ene kadal kadal shkoi me hap porten me dal n’oborr.
Ne ate dekik Mullah Qozimi po i fliste robve ene po i kallxojte se si i kishin dal xhint tre here ene ky i kishte perzone. “I her m’kavaj tha i kishte hy Kasem Turrjeles i xhin ka persmampi ene kina nejt tre net me ka qit. Kshu para 5 mujve ne Tujon me Kuron ne dore i kthym persita neper shpellat e Xhehenemit.”
Birden Ridi qi qe bo si Varrosi ene i kishte hik Rrupit prej duhesh ka Vorri Bomit çil porten ene dul ne oborr:
– Home kujtut se me myllet po nje ku dola.
Robt zgurdullun syte ene u meken ene vec kur fillojne me bertit çenijet “qyqja lugati” ene fillun tu fugu. Riti u trem mo keq se pa dacin m’qeglla qi po e vrete ene uleriti mo shume tu fugu perqark.
Mullah Qozimin u bo qull ene i ra t’fiket kurse robt fillun tu kercy prej havllije.
U shkalafyten njoni me tjetrin ene kujtoshin se po i kafshonte dhompiri. Selimit t’Fatit i njelen bremushet n’hardhi ene aty i ra te fiket ene mener u la ne m*t.
Riti per vete fugoi drejt e ne shpi ene sapo hyni mrena u ul me mor fryme ne miner. Nezi kanilin ene shkoi me u la kur shef veten e vet ne pasqyre ene bellduq paloset perdhe prej frykes se çeres’vet. Cohet veç t’nesmen mjes ene mçifet te burgu lopve se ô tu e kerku verdalle Feridi se i prishi synetllikun e çunit.
No Comment! Be the first one.